Liga e Parë: Në Tetovë luhet derbi shqiptar Shkëndija – Shkupi

Sot do të zhvillohen ndeshjet e javës së 16-të në Ligë e Parë të Maqedonisë së Veriut e cila pritet të sjellë emocione të mëdha, me derbin shqiptar mes Shkëndijës dhe Shkupit që luhet në Tetovë si ndeshja kryesore e kësaj xhiroje. Ky duel, i cili do të zhvillohet sot, do të jetë më shumë se një përballje sportive, pasi në shkallët e stadiumit pritet prania e dy tifo-grupeve më të mëdha në vend, “Ballistet” nga Tetova dhe “Shvercerat” nga Shkupi.

Shkëndija, e cila kryeson tabelën me 30 pikë, kërkon ta ruajë këtë pozitë duke shfrytëzuar terrenin vendas dhe mbështetjen e zjarrtë të tifozëve. Ekipi ka treguar formë të qëndrueshme dhe me fitore synon të forcojë pozitën ndaj ndjekësve të saj. Nga ana tjetër, Shkupi, që ndodhet në mes të tabelës me 16 pikë, ka nevojë për rezultat pozitiv për t’u rikthyer në rrugën e duhur dhe për të ngritur moralin në një sezon me ulje-ngritje.

Kapiteni i kuqezinjve Besart Ibraimi ka folur para mediave për duelin Shkëndija-Shkupi. “Është derbi i madh shqiptar, për ne si futbollistë është kënaqësi të luajmë ndeshje si kjo. Më gëzon fakti se do të jenë dy tifo grupet bashkë dhe shpresoj të jemi shembull për të mirë. Në terren le të fiton më i miri. Luajmë në shtëpi, do të kemi edhe përkrahjen e publikut, si që themi për ne ‘lojtari i 12-të’. Besoj të jenë në numër sa më të madh, të na japin mbështetje dhe në fund ta fitojmë këtë ndeshje”, deklaroi Ibraimi.

Futbollisti i FC Shkupit, Demir Imeri deklaroi se spektakli do të jetë i garantuar si në fushë, njëjtë edhe në tribuna.

“I njoh shumë mirë të dyja ambientet, ashtu që mund lirisht të them se në Tetovë do të takohen dy klubet më të mëdha në vend që pas vetes kanë dy tifozëri të mrekullueshme. Koha për tu stërvitur enkas për këtë ndeshje, vërtetë ka qenë shumë e shkurtër, megjithatë neve jemi profesionist dhe në çdo ndeshje japim maksimumin. Premtojmë se ashtu do të jetë edhe nesër dhe mund të them se të gatshëm presim këtë ndeshje derbi. Vërtetë vendit tonë i mungojnë ndeshje të këtilla, ndaj dhe nesër të pranishmit në stadium do kenë mundësinë të shijojnë vërtetë një spektakël si në tribuna, ashtu edhe në fushën e blertë. Nëse rezultatet na mungojnë, kjo nuk do të thotë që na mungon kualiteti si skuadër. FC Shkupi është i lindur për ndeshje të mëdha, pasi një gjë të tillë e kemi dëshmuar edhe më parë, mirëpo edhe këtë edicion, ndaj besoj se spektakli nuk do të mungojë as në fushën e blertë, njëjtë sikurse edhe në tribuna. Mendoj se ndeshja e nesërme do të jetë një festë e vërtetë, ndërsa në fund le të fitojë më i miri”, deklaroi Imeri.

Ndërkohë, ndeshjet e tjera të javës ofrojnë përballje interesante. Gostivari udhëton në Shkup për t’u përballur me Vardarin, me të dy ekipet që kërkojnë pikë jetike. Tikveshi, që është në fund të tabelës, përballet me një sfidë të vështirë kundër Rabotniçkit, ndërsa Struga synon të ruajë kontaktin me kreun në një përballje ndaj Pelisterit. AP Brera përballet me Besën, ndërsa Sileksi pret Voska Sportin në Kratovë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Spalletti mahnitet nga Zhegrova: Shpejtësia dhe ndjeshmëria e tij janë të jashtëzakonshme

Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, ka folur me superlativa për yllin kosovar Edon Zhegrova, pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse. “E njihja më herët Zhegrovën, por...

Përsëri ngec “Severnistani”!

Raport i Komisionit Evropian: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka bërë ndryshimet kushtetuese! Me gjithë broçkullat e despotit Micko dhe qeverisë së koalicionit për...

Personalitati më i votuar në zgjedhjet lokale nga radhët e AKI me 27.227 vota është Abdul Selam Selami

Në zgjedhjet lokale të mbajtura së fundmi, Abdul Selam Selami ka dalë si personaliteti më i votuar nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim...

Ligji për lojërat e fatit ‘fle’ në Kuvendin e RMV-së, zvarritet miratimi

Ndonëse se u promovua me shumë bujë si një hap i madh për mbrojtjen e të rinjve, propozim-ligji për lojërat e fatit me të...

Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu pranohemi në BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media në Bruksel të martën mbrëma tha se Serbia do të pranohej në Bashkim Evropian...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu