Lidhja e Justin me “Diddy-n”: Reagon Hailey Bieber?

Hailey Bieber është në krah të bashkëshortit të saj, sidomos pas faktit se emri i tij po qarkullon prej ditësh si pjesë e skandalit më të përfolur të momentit, atë të çështjes së “Diddy-t”.

Influencuesja e famshme ka postuar një foto të Justin-it e vitit 2017, në të cilën ka shkruar “Mood”, pra “gjendje”. Në foto, duket artisti që u ka nxjerrë gishtin e mesit (me shumë mundësi fotografëve) teksa ai po shijonte disa ditë pushimesh në Queensland në Australi.

Një postim që flet më shumë se fjalët dhe që tregon qëndrimin e çiftit të famshëm pas gjithë akuzave për përfshirjen e Justin Bieber në skandalet e reperit “Diddy”.

Kujtomë që “Diddy” u arrestua më 16 shtator pas disa akuzave për përfshirje në skandale seksuale, dhunë dhe prostitucion. Lajmi ka tronditur jo pak industrinë e muzikës, gjë që i ka shtyrë njerëzit të nxjerrin nga arkivat fotot e vjetra të reperit të njohur dhe Justin-it, kur ky i fundit ishte adoleshent.

Ndërsa, reperi është në paraburgim në Brooklyn, videot që kanë qarkulluar së fundmi ku shfaqet Justin dhe “Diddy” kanë ngjallur reagime në rrjetet sociale.

Imazhi që Hailey ka postuar tregon Justin-in kur ishte vetëm 23 vjeç. Në foto, ylli i popit, shfaqet me pantallona të shkurtra plazhi me motive vijash dhe syze optike.

Nga ana tjetër, Justin e ka treguar miqësinë që ka pasur ndër vite me reperin “Diddy”, por zyrtarisht nuk ka reaguar për skandalin e shumëpërfolur.

Por, një video nga “Jimmy Kimmel Live!” është bërë publike, ku Justin dhe Sean “Diddy” Combs, të ftuar në talk show, flisnin për marrëdhënien e tyre. Videoja daton që prej vitit 2011, kur Justin ishte rreth 16 vjeç.

Gjatë intervistës, reperi saktësoi se Justin nuk do tregojë gjithçka që sheh apo ndodh në shtëpinë e tij.

“Ai e di që nuk duhet të flasë për gjërat që bën me vëllain e madh Puff në një televizion kombëtar. Jo gjithçka është për këdo,” u shpreh “Diddy”.
Kliko Videon

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu