Lëvizjet para zgjedhjeve në Kosovë/ Djali i Shkurte Fejzës, Arbër Behluli i bashkohet PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi sot ka njoftuar se partisë i është bashkuar edhe diplomati Arbër Behluli, i cili është djali i këngëtares së shquar Shkurte Fejza, si dhe nipi i heroit Azem Behluli.

Krasniqi duke i uruar mirëseardhje Arbër Behlulit, ka thënë se ai do të jetë kandidat i PDK-së për deputet.

“Me një master në politikat e Bashkimit Evropian, Arbëri ka ndërtuar karrierë të suksesshme edhe si ligjërues universitar, edhe si zyrtar i lartë në institucionet tona shtetërore. Tani, ai është gati të marrë mbi vete një sfidë të re, të formësojë të ardhmen e Kosovës nga brenda Kuvendit. Ekspertiza, vizioni dhe përkushtimi i palëkundur i Arbërit ndaj shtetit dhe qytetarëve tanë, e bëjnë atë një zgjedhje të jashtëzakonshme për këtë rol”, është shprehur Krasniqi.

Ndërkaq, Behluli është zotuar se si deputet do të angazhohet për të lidhur brezat, duke siguruar që secili qytetar të kenë një zë në ndërtimin e një Kosove ma të mirë për të gjithë.

“Çdo hap që kam bërë deri sot, nga rritja në një shtëpi ku atdhedashuria ka qenë gjithmonë vlerë e pazëvendësueshme e deri te shërbimi në institucionet e vendit tonë, më ka përgatitur për këtë moment. Me besimin tuaj, si deputet i Kuvendit të Kosovës, qëllimi im është të sjell përvojën shumëvjeçare në krijimin e politikave që adresojnë sfidat reale të shtetit tonë, e posaçërisht në diplomaci”, ka thënë Arbër Behluli.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Yamal e tepron në ditëlindje: festa me xhuxhë, gjokse të përzgjedhura dhe kërcënim me gjobë

🚨 Qeveria 🇪🇸 kërkon hetime për Lamine Yamal 🚨 Ylli i Barcelonës mbushi 18 vjeç dhe organizoi një festë ekstravagante me temë “alla mafia”,...

Coca-Cola në Maqedoninë e Veriut diskriminon shqiptarët dhe gjuhën shqipe – Nisi fushata për bojkot!

Një valë revolte ka nisur në Maqedoninë e Veriut kundër kompanisë Coca-Cola, pas fushatës së saj “Ndaje një Coca-Cola” e cila shpërndan etiketa vetëm...

Mbyllen 30 qendra masazhi dhe lokale nate në tërë Kosovën

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Administratën Tatimore dhe Inspektoratin e Punës, ka zhvilluar një aksion të gjerë...

Strugë – VLEN edhe me një kandidat të pavarur nga radhët e BESË-s!

Në skenën politike të Komunës së Strugës duket se po përgatitet një surprizë e re. Sipas burimeve jozyrtare dhe zërave që qarkullojnë në qarqet...

Kurir: Arrihet marrëveshja në Frontin Evropian, Ziadin Sela për Strugën, Taravari për Gostivarin, Bujar Osmani në garë për Çairin

Është arritur marrëveshje brenda “Frontit Evropian” për ndarjen e kandidatëve për kryetarë komunash. Ziadin Sela do të garojë për Strugën (BDI heq dorë nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu