Sela: Lëvizjet e dyshimta politike të Arben Travarit po përsëriten-Nga përçarja në Aleancë, te përçarja në VLEN

Mendoj se figurat politike si Arben Travari nuk duhet të mirëpriten krahapur dhe me entuziazëm në ndonjë krah politik, për shkak të lëvizjeve të dyshimta që ka bërë gjatë karrierës së tij.Atij iu desh një vit për ta përçarë Aleancën, ndërsa atij iu desh më pak se një vit për ta përçarë edhe atje ku shkoi, te VLEN-i., dhe nuk është e çuditshme të ndodhë e njëjta gjë edhe në rreshtimin e radhës.

Në retrospektivë, ai ka pasur ndikim negativ në unitetin e blloqeve politike ku ka qenë pjesë. Ndaj, në Frontin Evropian, këto zhvillime po ndiqen me vëmendje. Çdo eksponent brenda Frontit ka qëndrimin e vet për këtë çështje, dhe unë po shpreh mendimin tim personal.

Besoj se duhet të jemi të kujdesshëm ndaj politikanëve me sjellje të paqëndrueshme ose me karakteristika të personaliteteve të shumëfishta. Nëse një figurë si Travari ka reflektuar vërtet mbi veprimet e tij, atëherë duhet të kërkojë falje publike dhe të japë dorëheqje nga funksionet politike – kjo do të ishte një shenjë e sinqeritetit dhe e reflektimit real. Në të kundërt, nëse nuk e bën këtë, atëherë kuptojmë që kemi të bëjmë me një person që thjesht po ndryshon “xhaketën” për të vazhduar lojën e vjetër politike, në dëm të shoqërisë dhe qytetarëve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Kush fal ujkun, sakrifikon delet”, Bukele kërcënon Francën: Do t’ju dërgojmë kriminelët tanë më famëkeq!

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, ka kërcënuar hapur se mund të dërgojë disa nga kriminelët më të rrezikshëm të vendit të tij në...

Përleshje në Stamboll pas një karikature të dyshuar të profetit Muhamed, arrestohen redaktorët e revistës LeMan

Stamboll, 1 Korrik 2025 – Tensione të forta janë regjistruar në qendër të Stambollit pas publikimit të një karikature të dyshuar si ofenduese për...

VIDEO/ 48 oficerë policie të plagosur dhe 77 persona të arrestuar pas trazirave në Serbi

48 oficerë policie mbetën të plagosur nga protesta e fundit në Beograd dhe 77 persona u arrestuan, përfshirë një të mitur. Të dhënat u bënë...

Kos: Fund tarifave të roamingut në Ballkanin Perëndimor, liria digjitale s’ka më kufij!

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, në konferencën për shtyp me kryeministrin Hristijan Mickoski pas takimit me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në...

Mister në Samitin e Shkupit: Pse Vuçiq u tërhoq në momentin e fundit? (VIDEO)

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, në Shkup, po mbahet samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Evropian. Në këtë organizim po...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu