A do të marrë Taravari 5 komuna nga BDI? Ziadin Sela: Nëse Ali Ahmeti ka komuna për t’i shpërndarë majtas e djathtas, është çështje e tij – unë nuk pranoj përulje, nënçmim apo shkelje

Gjatë një debati në televizionin ALSAT:

“A pritet që Arben Taravari të marrë pesë komuna nga BDI si pjesë e një marrëveshjeje politike pas zgjedhjeve?”

Ziadin Sela reagoi qartë dhe pa ekuivok, duke e përjashtuar një zhvillim të tillë dhe duke nënvizuar qëndrimin e tij brenda Frontit Evropian:

“Unë e kam bërë të qartë: nëse ka komuna për t’i shpërndarë majtas e djathtas, është çështje e tij. Por unë nuk pranoj përulje, nënçmim apo shkelje në raport me asnjë partner brenda Frontit – e aq më pak në raport me Arben Taravarin.”

Sipas Selës, çdo lëvizje që cenon parimet e bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë është e papranueshme dhe dëmton strukturën e brendshme të Frontit Evropian. Ai la të kuptohet se nuk do të heshtë ndaj çdo përpjekjeje për të shpërblyer figura të diskutueshme politike në kurriz të qëndrueshmërisë së koalicionit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Irani paralajmëron: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe. Bota do ta kujtojë për shekuj”, tensionet arrijnë kulmin

Televizioni shtetëror iranian ka lëshuar një paralajmërim të fortë: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe – një që bota do ta kujtojë...

Stoilkoviç serbizon ministrinë që drejton, “masakron” projektet shqiptare

Portali Top24 gjatë ditës së djeshme kishte raportuar se po gjurmon në një skandal të radhës ku shqiptarët janë fshirë si me gomë në...

Vuçiç kërcënon hapur Kosovën: Serbia do të fitojë në fund

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka kërcënuar hapur Kosovën. Gjatë një interviste në RTS, Vuçiç u shpreh se, gjërat po ndryshojnë në botë dhe se Serbia...

Izraeli: Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa

Që kur Izraeli nisi sulmet ajrore ndaj Iranit të premten e kaluar, Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa dhe qindra dronë drejt...

Maqedonia2025 shpall konkurs për bursa për nxënës të shkollave të mesme

Fondacioni MK2025 ka shpallur thirrjen për aplikime për bursa në kuadër të Fondit për mbështetjen e gjimnazistëve të talentuar “Talentët Sot – Liderë Nesër”...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu