Latifi: Policia e Kosovës ia doli t’i zbulojë dhe neutralizojë autorët e tri krimeve të randa. Ky potencial duhet mbështetur, jo me fjalë, por me veprime.

Brenda një kohe të shkurtër Policia e Kosovës ia doli t’i zbulojë dhe neutralizojë autorët e tri krimeve të randa, grupin kriminal që kreu plaçkitjen në Suharekë, grupin kriminal nga Maqedonia që kishte futur monedhat e falsifikume në tregun e Kosovës dhe autorët e krimit monstruoz në Bërnicë.

Kjo tregon se në Policinë e Kosovës ekziston një potencial profesional për luftimin e krimit, të cilin do ta kishin zili edhe policitë më të avancuara në botën demokratike.

Ky potencial duhet mbështetur, jo me fjalë, por me veprime.

Qeveria e Kosovës duhet të heq dorë nga retorika dhe masat e egalitarizmit bosh dhe të veprojë duke marrë parasysh parimin e meritokracisë. Ai që tregon rezultate në punë, duhet të marrë shpërblimin e merituar dhe jo të trajtohet njësoj me atë që nuk bën gjë të hajrit. Dhe këtu kam parasysh pagat e policëve, të cilat qartazi janë të ulta.

Të gjithë e dimë se si krejt qeveritë e tjera, edhe kjo qeveri çon financa në projekte të kota, p.sh.në subvencione ojq’sh, të cilat përfundojnë me zero efekte. Pse të mos orientohen këto financa tek ata që po na e dëshmojnë praktikisht se duan dhe dijnë ta bëjnë më të mirën e mundshme në fushën ma të rëndësishme të jetës së një shoqërie, atë të sigurisë dhe rendit publik?!
Sepse, siç thotë Hobsi, jeta e civilizuar fillon me sigurinë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Netanyahu thirrje Druzëve: “Mos e kaloni kufirin për në Siri, lëreni IDF-në të bëjë punën e saj”

Zyrtarët izraelitë reagojnë ndaj dhunës së vazhdueshme në Sweida të Sirisë midis forcave të regjimit dhe komunitetit lokal Druzë Kryeministri Benjamin Netanyahu u bëri thirrje...

Raportohet se druzët e kanë ngritur flamurin e Izraelit në qytetin Sweida të Sirisë

Në një video të publikuar në rrjete sociale, shihet një flamur izraelit që po vendosej në kulmin e një ndërtese në qytetin jugor sirian,...

Pamje kur bombardohet Ministria e Brendeshme Siriane

Izraeli ka bombarduar Damaskun. Nga pamjet video që qarkullojnë në mediat sociale shihet teksa hidhet në erë Ministria e Mbrojtjes e Sirisë. Gjithashtu mësohet nga raportimet...

Turqia kritikon sulmet izraelite ndaj Damaskut

Ministria thotë se Siria pati një mundësi historike për të jetuar në paqe Sulmet ajrore izraelite në Damask — që synojnë selinë e ushtrisë siriane,...

Izraeli bombardon Damaskun

Izraeli ka bombarduar Damaskun. Nga pamjet video që qarkullojnë në mediat sociale shihet teksa hidhet në erë Ministria e Mbrojtjes e Sirisë. Gjithashtu mësohet nga raportimet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu