Largimi i Merale Feratit, një tjetër goditje për Arben Taravarin

Edhe pse me shumë bujë u paraqit si një nga “prurjet e reja” në ekipin e Arben Taravarit, ish-deputetja e PDSH-së dhe anëtarja e Kryesisë Qendrore të Aleancës për Shqiptarët, Merale Ferati, ka vendosur të distancohet nga rruga politike që ka marrë Taravari pas afrimit të tij me BDI-në.

Largimi i Feratit nuk është rastësor, ai vjen si pjesë e një vale më të gjerë zhgënjimi dhe largimesh që kanë goditur themelet e Aleancës për Shqiptarët.
Që kur Taravari, në kundërshtim me vullnetin e anëtarësisë dhe të votuesve të tij, zgjodhi t’i afrohet BDI-së, partia ka përjetuar shpërbërje të strukturave më të rëndësishme në të gjitha degët. Themeluesit, aktivistët më të devotshëm dhe truri politik i Aleancës janë larguar njëri pas tjetrit, duke e lënë partinë në një gjendje të paralizuar funksionale.

Në fazën e parë, largimi i strukturave lokale dhe themeluesve solli një tronditje serioze, por në fazën e dytë po ndodh edhe ajo që dukej e pamundur: edhe individët që dikur iu bashkuan Aleancës nga radhët e PDSH-së apo BDI-së, shpesh pa ndonjë kontribut të dukshëm, po i kthejnë shpinën Taravarit. Edhe ata që u promovuan pa konsultim me organet partiake dhe që përfituan pozita të larta, po e braktisin tani që është bërë e qartë se Taravari është tërhequr nga zotimet ndaj mbi 107 mijë votuesve që kërkonin ndryshim dhe jo rikthim në duart e BDI-së.

Ndërkohë, në horizont ka dalë një organizim i ri politik, i përbërë nga ish-deputetë të PDSH-së, pikërisht nga e njëjta linjë politike nga vjen edhe Merale Ferati. Besohet se ky organizim do të tërheqë pas vetes edhe ata pak figura që ende mbeten pranë Taravarit, duke e lënë atë politikisht të vetmuar.

Zgjedhjet lokale të tetorit pritet të jenë përcaktuese për fatin politik të Arben Taravarit. I braktisur nga bashkëpunëtorët e dikurshëm, ai për herë të parë përballet me rrezikun real të humbjes së bastionit të tij në Gostivar, qytet që në dy cikle zgjedhore e kishte mbajtur falë mbështetjes së njërit prej subjekteve më të fuqishme lokale, mbështetje që tashmë nuk e ka më.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shqiptarët përbëjnë mbi 36% të lindjeve në Maqedoninë e Veriut

Sipas të dhënave të fundit statistikore për vitin 2023, 36.23% e lindjeve të foshnjave të gjalla në Maqedoninë e Veriut i përkasin komunitetit shqiptar. Ky...

Turqi: Arrestohen kryetarët e bashkive Adana, Adijaman dhe Antalia – opozita flet për “hakmarrje politike”

Stamboll, 6 korrik 2025 – Autoritetet turke kanë ndërmarrë një aksion të gjerë ndaj disa bashkive të kontrolluara nga opozita, ku janë arrestuar kryetarët...

Turqia thyen rekord në prodhimin bujqësor, hyn në 7 vendet e para në botë

Prodhimi bujqësor i Turqisë arriti një nivel rekord, duke u rritur nga 68,9 miliardë dollarë në vitin 2023 në 74 miliardë dollarë në vitin...

Përmbytjet katastrofike në Texas, shkon në rreth 60 numri i viktimave

Numri i viktimave nga përmbytjet në Texas është rritur. Sipas mediave të huaja, rreth 60 persona kanë humbur jetën. Guvernatori i qarkut Dan Patrick...

Izraeli, bisedime me Hamas! Netanyahu dërgon delegacion në Doha, palët do flasin me ndërmjetës

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi sot se do të dërgojë një delegacion në Doha për të zhvilluar bisedime indirekte me Hamasin, me qëllim...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu