Lamine Yamal ndryshon numrin te Barcelona, zgjedh atë të Lionel Messit

Lamine Yamal do të nisë këtë sezon te Barcelona jo më me numrin që i përket futbollistëve të akademisë. Këtyrë të fundit zakonisht u rezervohen fanella nga numri 26 e më sipër në klubin katalanas. Por tashmë djaloshi cilësohet pjesë e ekipit të parë dhe pritet të jetë titullar edhe pse 17-vjeçar.

Në edicionin e debutimit, Jamal luajti te katalanasit me fanellën me numrin 27, por tashmë ka vendosur që të zgjedhë një numër të ri, atë i cili më parë i përkiste Lionel Mesit., Nuk bëhet fjalë për numrin 10, pasi djaloshi mendon se do ende kohë për të mbajtur një fanellë të tillë dhe peshën që ka ajo. Ai do të mbajë numrin 19, të cilin Mesi e veshi në vitet e tij të para te Barcelona.

Ai luajti me atë numër nga viti 2006, deri në vitin 2009, kur më në fund katalanasit i besuan atij numrin legjendar 10 që tashmë identifikohet me argjentinasin. Lamine Yamal mbajti numrin 19 edhe në radhët e përfaqësueses së Spanjës, duke u bërë protagonist absolut në Euro 2024, ku dha katër asiste dhe shënoi një gol.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

Turqia lëshon 37 urdhër-arreste ndërkombëtare, në krye të listës qëndron Benjamin Netanyahu

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka hapur sot një hetim për gjenocid dhe ka lëshuar 37 urdhër-arreste ndërkombëtare. Në krye të listës është kryeministri izraelit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu