Etrit Berisha në formacionin më të mirë të javës në Serie A. Portieri i kombëtares shqiptare, dha një kontribut të jashtëzakonshëm në suksesin 0-1 të Empolit në “Diego Maradona”.
34-vjeçari nga Prishtina kreu të paktën pesë super pritje kundër Napolit. Berisha ia doli të mbante portën të paprekur kundër kampionëve të Italisë. Teksa u vlerësua me notën 9.1.
“Protagonisti i madh në Napoli-Empoli. Skuadra toskane arriti të siguronte tri pikë të arta, edhe falë portierit shqiptar.
Berisha u shfaq vendimtar në të dy pjesët e lojës me pritjet e tij. Fantastik u tregua kundër Kvaratskhelia në minutat e fundit, pak para golit të Kovalenkos”, shkruan shtypi italian.
“Gardiani” kuqezi është përzgjedhur pjesë e 11 lojtarëve më të mirë të javës së 12-të në Serie A përkrah emrave si Calhanoglu, Acerbi, Colpani dhe Thorstvedt.