Ky është shqiptari që dyshohet se planifikoi sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift

Policia austriake ka dhënë detaje rreth planifikimit të sulmit në koncertin e yllit të muzikës, Taylor Swift. I dyshuar në lidhje me këtë sulm është një 19-vjeçar shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Autoritetet kanë publikuar edhe identitetin e të dyshuarit për terrorizëm. Bëhet fjalë për Baran A, i cili kishte ardhur nga Maqedonia e Veriut. Siç bëhet e ditur ai e kishte lënë punën dy javë më parë, nga fabrika e konstrukcioneve metalike.

“Kam plane të mëdha për të ardhmen”, kishte thënë ai. 19-vjeçari bashkë edhe me një tjetër kishin synim që të koncertin e Taylor Swift, që do të mbahej në Vjenë në stadiumin “Ernst Happel”, të vriste sa më shumë njerëz dhe të hidhte vetën në erë më pas. Gjatë bastisjes, policia në shtëpinë e tij kishte gjetur: Thika, hanxharë dhe detonatorë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ngjarje tragjike në Maqedoni, grindja për pasuri përfundon me vëllavrasje

Pas hetimeve, Prokuroria Themelore Publike e Kavadarit ka ngritur aktakuzë për vrasje ndaj një personi, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Prokurorisë, i akuzuari, 43...

Medai Shaholli: Baroni i Strugës, ndërron flamurin e partisë!

Medai Shaholli Baroni i Strugës dhe i mafies së nëntokës kapedani Merko,( Marko) pasi nuk e propozoi më subjekti i tij për kandidat të Strugës,...

Rama: Shqipsharësit – tifozë të verbuar nga budallakia, po e trajtojnë Thaçin si armik politik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sërish lidhur me mbajtjen në paraburgim të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Hagë. Përmes një postimi në...

Forca e Shtetit kundër një Njeriu: Beteja e 2 Nëntorit për Dinjitetin Shqiptar

Nga Arben Llalla Zgjedhjet për raundin e dytë që do të mbahen në 2 Nëntor nuk janë thjesht zgjedhje vendore. Ato janë një përballje e...

Bashkëpunëtorët e jashtëm në Villën Vodno: Ja sa paguhen këshilltarët e presidentes së RMV-së, Siljanovska-Davkova

Zyra e presidentes së shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, deri më tani ka paguar mbi 70.000 euro për shërbimet e bashkëpunëtorëve të jashtëm të angazhuar për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu