Forca e Shtetit kundër një Njeriu: Beteja e 2 Nëntorit për Dinjitetin Shqiptar

Nga Arben Llalla

Zgjedhjet për raundin e dytë që do të mbahen në 2 Nëntor nuk janë thjesht zgjedhje vendore. Ato janë një përballje e forcës shtetërore kundër një njeriu – Ali Ahmetit.
Në këtë garë që fillojë në 19 Tetor janë përdorur të gjithë mekanizmat e mundshëm: institucionet, strukturat administrative, madje edhe burimet njerëzore më të afërta me Ali Ahmetin dhe BDI.
Skenari është i qartë dhe tashmë i lexueshëm për këdo: një plan i ndërtuar me kujdes për të nënçmuar e poshtëruar shqiptarët, për t’i zvarritur politikisht dhe për t’u rrënuar krenarinë kombëtare. Pë ti disiplinuar se kur duhet të vendoset flamuri shqiptar, kur duhet të flitet shqip, për kë duhet të votojnë shqiptarët, pra si dikur nën regjimin e Millosheviçit në ish-Jugosllavinë. Pyetja është: Çfarë e gjeti Jugosllavinë e Millosheviçit kur fillojë të rrënojë çdo gjë shqiptare deri tek imponimi i përfaqësuesve të tyre?
A do të lejojnë patriotët shqiptarë të realizohen projektet e vjetra të “vëllazërisë sllave”?
Sot, më shumë se kurrë, shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut u ka mbetur vetëm një armë demokratike – vota e 2 Nëntorit.
Në Tetovë ajo votë duhet të shkojë për Bajram Rexhepin, në Bërvenicë për Haqim Ramadanin. Kush i sheh gjërat kthjelltë, e kupton se këto nuk janë thjesht kandidatura lokale, por simbole të një qëndrimi politik dhe kombëtar përballë presioneve të makinerisë shtetërore. Të meret kryeministri me një kandidat komune fshati si Bërvenica kjo tregon shumë. Kryeministri Mickoski hapët kërcënojë me shkarkim nga puna Haqim Ramadani, më qartë nuk ka. Të meret kryeministri i një vendi anëtarë i NATO-s dhe kandidat për në BE me shkarkime të drejtuesve të kategoris së katërt, kjo është për të vënë kujën? Ju lutemi i thoni Kickoskit se jetojmë në shekullin e 21 dhe jo në shekullin 19. Me inate dhe kërcënime shqiptarin se ka nënshtruar askush, prandaj dikush duhet ti tregojë atij disa zakone tradicionale shqiptare.
Në këto zgjedhje, Ali Ahmeti kishte kundër të gjithë – edhe ish-bashkëpunëtorët e tij të dikurshëm, të cilëve u dha mundësi të pasurohen e të bëhen biznesmenë, e që sot janë kthyer në vegla të një skenari të huaj kundra interesave shqiptare.
Unë mund të flas me emra konkretë, por pres reagimin e votuesve më 2 Nëntor, për të parë nëse vërtet i kanë kuptuar deklaratat e përditshme nënçmuese të kryeministrit Mickoski. Ai mund të kërcënojë, mund të nënçmojë vasalët e tij, por jo ata që janë zhytur e s’janë mbytur asnjëherë — ata që kanë ditur të dalin në breg, me dinjitet e përkushtim ndaj kombit.
E diel, 2 Nëntori, do të jetë dita e së vërtetës: A do të rrëzohet vërtet Ali Ahmeti, apo do të ringjallet fryma e qëndresës që mban gjallë shqiptarinë në këtë shtet?
Shqiptarët ta kenë të qartë se pas rënies së Ali Ahmetit, ata do të mbesin pa kokë.

BDI mbetet zemra e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Shumë flasin për ndryshim, por pak kanë sakrifikuar për këtë vend si BDI. Kjo parti nuk është vetëm organizatë politike – është histori sakrifice, gjaku, përpjekjesh dhe fitoreje. Është djersa e atyre që e nisën me ideal, jo me interesa, dhe që ende sot mbajnë mbi supe barrën e shqiptarisë.
Po, po, ka pasur gabime, por kush ka punuar s’ka si mos të gabojë. Ndërsa ata që sot kritikojnë, s’kanë bërë asgjë përveçse kanë pritur të gjejnë karrige gati. BDI nuk është e përsosur, por është e vetmja forcë që ka bërë shqiptar kryetar kuvendi, kryeministër, ministër të brendshëm, etj. Pozicione shtetërore të rezervuara vetëm për sllavomaqedonasit prej 25 vitesh.
Sot shumë flasin për “ndryshim”, por mos harroni: ndryshimi pa vlera është rrëzim. BDI ka ndërtuar ura, jo mure. Ka ditur të luftojë kur është dashur dhe të qeverisë me përgjegjësi kur ka ardhur koha e ndërtimit.
Populli mund të zhgënjehet nga ndonjë emër, por jo nga ideali. Dhe ideali i BDI-së është i qartë – forcimi i shqiptarëve, dinjiteti kombëtar dhe qëndrueshmëria politike.
Ndaj sot, kur shumë kërkojnë të përçajnë dhe të shkatërrojnë atë që është ndërtuar me mund, prandaj është detyrë e çdo shqiptari të mendojë me zemër e me mendje: kush ka mbrojtur këtë popull në ditët më të vështira, kush ka ngritur flamurin në çdo institucion, kush ka qenë aty kur askush s’guxonte?
Përgjigjja është e thjeshtë: BDI.
Jo si parti, por si simbol i qëndresës shqiptare.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Deklarata e papritur e Trump në Bordin e Paqes: 2-3 lider në këtë grup, nuk i duroj dot!

ZVICËR- Presidenti i SHBA-së Donald Trump, u shpreh se i pëlqen të gjithë liderët që janë pjesë e këtij grupit me përjashtim 2-3 prej...

Haziri: Këpucët e Rugovës nuk i bëjnë askujt, e la trashëgimi LDK-në

Lutfi Haziri ka folur për rëndësinë e frymës Rugoviane në politikë dhe për ndikimin e saj në marrëdhëniet brenda komunitetit dhe institucioneve politike....

Shkupjani e rrëmben të miturin dhe fut në bagazh, për shkak të goditjeve të veturës me topa bore

Dje në orën 22:00, në SPB Shkup, E.B. (36) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 12:30, në një stacion autobusi në zonën e...

Osmani publikon foto me Trumpin: Aleanca me Amerikën është rruga e vetme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar në Facebookun e saj një fotografi me presidentin amerikan, Donald Trump. Kjo fotografi është realizuar gjatë procesit të...

Trump ia shtrëngon duart Osmani pasi e nënshkruan rezolutën inauguruese të Bordit të Paqes

Presidenti amerikan, Donald Trump e nënshkroi rezolutën inauguruese që do të përcaktojë mandatin e Bordit të Paqes për Gazën. Me liderët pjesëmarrës prapa, Trump hodhi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu