Ky është parashikimi i motit për sot

Moti sot paradite do të jetë me mjegull në disa lugina, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -3 deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 9 deri në 15 gradë Celsius.

Në Shkup paradite në disa pjesë të luginës do të ketë paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot me diell dhe i qetë me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura minimale do të ulet deri në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 13 gradë Celsius.

Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nën ndikimin e një mase ajrore të lagësht dhe të ftohtë prej nesër deri të hënën në mëngjes do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu ku në disa vende do të jenë të rrëmbyeshme dhe më të dendura me mbi 50 litra për metër katror. Në viset malore reshjet do të jenë me borë dhe do të formohet mbulesë e borës. Në viset më të larta dhe më të ulëta do të ketë reshje të shiut dhe të borës, veçanërisht të shtunën.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ekskluzive/ Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Burimet bëjnë të ditur se vendimmarrja në...

Pajaziti: Të jesh shqiptar nuk mjafton të flasësh shqip!

“Pas çdo fushate mbeten kujtime, emocione dhe mbi të gjitha njerëzit që qëndruan. Dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për secilin prej jush...

Haqim Ramadani: Prej sot jam pa punë, kërkoj punë vetëm nga kompani private

Kandidati shqiptar për komunën e Bërvenicës,Haqim Ramadani humbi betejen e tij përball kandidatit maqedonas me një rezultat të ngushtë. Përveç kësaj humbjeje Ramadani humbet...

Shaholli: Pretendimet e despotit Micko u bënë realitet!

Pretendimet e despotit Micko u bënë realitet! Shqiptarët u nenshtruan, ashtu siç e parashikoja dhe ndjeja unë rrezikun e rimarrjes së Kërçovës dhe Strugës nga...

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu