Kuvend, sot deputetët pritet të votojnë zgjedhjen e ministrave të rinj të MSHIA-së dhe Shëndetësisë

Kuvendi sot duhet ta vazhdojë seancën e 143-të, në rend dite të së cilës, mes tjerave është edhe zgjedhja e ministrave të rinj të Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Për ministër të ri të Shëndetësisë është propozuar drejtori aktual i Spitalit Klinik në Tetovë, Ilir Demiri, ndërsa ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Naim Bajrami.

Kuvendi javën e kaluar me 62 vota “pro” dhe asnjë “kundër” i shkarkoi ministrat e Aleancës për Shqiptarët, Fatmir Mexhitin dhe Azir Aliun. Në votim nuk morën pjesën deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare.

Mexhiti dhe Aliu janë shkarkuar me propozim të kryeministrit teknik Talat Xhaferi, i cili nga foltorja e Kuvendit, duke elaboruar propoziminn për shkarkimin tha se sipas ligjit, nuk mund të ketë dy subjekte opozitare në përbërje të Qeverisë dhe se ky është shkaku kryesor pse është propozuar shkarkimi i dy ministrave.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Në pritje të Trumpit, Kuvendi i Izraelit ndriçohet me ngjyrat e flamurit amerikan

Ndërtesa e Kuvendit të Izraelit, institucion i njohur edhe si Knesset, janë ndriçuar me ngjyrë të kuqe, të bardhë dhe të kaltër në nderim...

Bardhi ka frikë se ai dhe Sara ja shohin sherrin syrit të keq

Këngëtari Bardhi ka ndarë së fundmi një foto me bashkëshorten e tij, Sara Gjordeni, me të cilën tashmë ka një vajzë. Në imazh, çifti shfaqet...

Më në fund prononcohet Zeqirija Ibrahimi për Gazën: Marrëveshja për armëpushim në Gaza është lajmi më i mirë

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka shkruar se arritja e marrëveshjes për armëpushim në Gaza, është lajmi...

Putini i tregon Aliyevit se si sistemet ruse të mbrojtjes ajrore e rrëzuan aeroplanin në dhjetor

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i tregoi homologut azer, Ilham Aliyev, se dy raketa ruse kishin shpërthyer afër aeroplanit të kompanisë “Azerbaijan Airlines” vitin...

E ndiqte prej gjashtë muajsh, Silvinho fton Nazmi Gripshin për sfidat me Serbinë dhe Jordaninë

Ish-futbollisti i Ballkanit, Nazmi Gripshi, është ftuar nga Shqipëria për ndeshjen kundër Serbisë. Lajmin e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu