Kush po “ia pret krahët” Shqipes? Dauti thirrje VLEN: Boll u nënshtruat, po minoni procese që të tjerët kanë sakrifikuar jetën!

Kush po “ia pret krahët” shqipes në Shkup? Është kjo pyetja që ngrihet së fundmi në arenën shqiptarfolëse pas shpërthimit të debatit për ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut.

Ilire Dauti, Sekretare e përgjithshme e Aleancës për Shqiptarët dhe deputete e këtij subjekti politik në Kuvendin e Shkupit në një intervistë për “Ora News” i bëri thirrje përfaqësuesve të formacionit politik VLEN që të heqin dorë nga politika e nënshtrimit dhe të mos cënojnë procese për të cilat paraardhësit e tyre edhe kanë sakrifikuar jetën.

“Unë besoj se tema të tilla bëhen për të mbuluar dështimet, apo për të fshehur problemin e vërtetë që është largimi i vendit nga BE-ja dhe në fakt duhet të jetë një çështje që duhet të dominojë dhe që të gjithë para kësaj mazhorance e kishin kryefjalën integrimin e vendit.

Madje as temën e përdorur gjerësisht në fushatë të ndryshimeve kushtetuese as nuk guxojnë ta përmendin. Pasi siç e dimë të gjithë që pas kalimit në Kuvend të plani francez tashmë është radha e ndryshimeve kushtetuese që më pas të kemi vendimin për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Aleanca për Shqiptarët ka qenë dhe ështe e qartë në raport me ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe iu bëjmë thirrje të gjithë eksponentëve politikë, veçanërisht atyre të VLEN, përfshi këtu edhe të deklaratave të z. Mexhiti që në vend të fokusohen për të folur për një dobësi kushtetuese, atëherë duhet të flasin për shkeljet kushtetuese që i bëri vendit Ivanov që nuk nënshkruante ligjin për gjuhët, në këtë rast z. Mexhiti duhet të thotë se avokatin e kujt po bën.

Ndaj kjo temë nuk duhet të drejtohet asesi në këtë aspekt, dhe nuk duhet lejuar as që të mos bëhet debat fare për çështjen e gjuhës shqipe.

Në këtë rast nuk është shqetësuese vetë sjellja e VMRO-së dhe kryeministrit Mickoski, por është shumë shqetësuese edhe sjellja e z. Mexhiti por edhe të të tjerëve të VLEN-it, të cilët kanë bërë një marrëveshje parazgjedhore për të qeverisur vendin para se të bëheshin zgjedhjet.

Dhe kemi parë që për interes të pushtetit shumë përfaqësues janë nënshtruar më pas, por përfaqësuesit e VLEN-it kanë hyrë që në fillim të nënshtruar dhe nuk kanë çfarë të nënshtrohen më shumë.

Ndaj ne iu bëjmë thirrje të kenë kujdes që me deklaratat e tyre të nxituara mund të dëmtojnë procese që në të kaluarën njerëzit edhe kanë sakrifikuar”, u shpreh deputetja Dauti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu