Kurti: Përgjegjësitë që i kemi në shtet kanë rrënjë tek gjaku i dëshmorëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se plagët e krimeve serbe vazhdojnë të kullojnë, pasi urdhërdhënësit edhe ekzekutorët nuk u përballën asnjëherë me drejtësinë. Këto komente i pari i ekzekutivit i bëri pas homazheve të sotme në kompleksin e dëshmorëve në fshatin Dyz të Podujevës, në 25 vjetorin e masakrës së kryer nga forcat pushtuese serbe.

“Forcat e Serbisë këtu në trevat e Llapit e Gollakut, në Dyz e Koliq, kanë vrarë gjithsej mbi 200 të paarmatosur e të pambrojtur, pa i kursyer moshat e shtyra apo fëmijët e vegjël. Gjithashtu, sot e kësaj dite ndonëse e kemi lirinë, pavarësinë, shtetin e demokracinë, nuk e kemi edhe drejtësinë për këto humbje të tmerrshme që i ka përjetuar populli e në veçanti familjet dhe për këto plagë të hapura që vazhdojnë të kullojnë, meqenëse edhe urdhërdhënësit edhe ekzekutorët nuk u përballën asnjëherë me drejtësinë”, ka thënë Kurti.

Ai tutje tha se në Dyz janë 36 varre, por gjithsej janë mbi 200 nga kjo trevë, sepse para 25 vjetëve banorët e këtyre trevave përpiqeshin që të gjenin rrugën e shpëtimit në fshatra si Makovc, Llukar, Grashticë, Dyz e Koliq, por ata ishin të ndjekur prej forcave të cilat nuk kanë pasur dilema mbi vrasjen e shqiptarëve.

“Të vetmet dilema i kanë pasur si t’i zhdukin gjurmët e krimit e kufomat dhe në këtë mënyrë të mos merrej vesh ai krim. Por, e vërteta dihet, e vërteta e plotë ndodhet në arkivat e ushtrisë e të policisë në Beograd”, ka shtuar Kurti. Ai ka kërkuar nga organet e drejtësisë në Kosovë që të veprojnë me përkushtim për të ngritur aktakuza dhe për të gjykuar këto krime.

“Neve na nevojitet drejtësia dhe për këtë i bëj thirrje edhe një herë prokurorisë e gjyqësorit që të bëjnë gjithçka munden e dinë, të intervistojnë të gjithë dëshmitarët, të grumbullojnë evidencat, materialet dhe të fillohet me aktakuza, me gjykime e me dënime në mungesë për të vrarët në këtë rajon. Ne, nuk duhet të harrojmë se edhe lirinë që e gëzojmë por edhe përgjegjësitë që i kemi në shtet i kanë rrënjët tek gjaku i dëshmorëve që nuk shlyhet dhe tek emrat e tyre që nuk harrohen sepse i përkasin historisë së popullit tonë“, ka theksuar Kurti./rtk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Grabitje si në film në Gjermani: 30 milionë euro zhduken nga trezori i bankës – 3.000 kasaforta të shkatërruara, autorët zhduken pa gjurmë!”

Një ngjarje që duket e marrë nga skenari i një filmi hollivudian ka tronditur Gjermaninë. Një grup grabitësish ende të paidentifikuar kanë depërtuar në...

“Siria heq fytyrat e familjes Assad nga kartëmonedhat, vë në qarkullim monedhë të re”

Damask, 30 dhjetor 2025 — Siria prezantoi zyrtarisht sot serinë e re të kartëmonedhave kombëtare, të cilat hyjnë në qarkullim nga 1 janari 2026,...

VIDEO/ Skandal në Serbi, dhunohet barbarisht boksieri grek dhe stafi i tij: 100 persona hyn në ring dhe…

Një skandal i paprecedentë ka ndodhur në Serbi, gjatë një ndeshje kickbox-i. Dhuna shpërtheu brenda ringut pak pasi boksieri grek hodhi në tapet kundërshtarin e...

Zulhajrat Demiri nga Gradeci dhe Senakosi: Mjaft më stagnim në Vrapçisht

Kandidati për kryetar komune të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, mbrëmë ka qëndruar në fshatin Gradec dhe në dy lokacione në Senakos, ku nga afër ka...

Top-dhjetëshet, kandidatët më të votuar të partive politike

Janë numëruar mbi 25 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, sipas të dhënave të fundit të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu