Kurti me hamendësime: Prokurorët bashkë me gazetarët që pinë kafe së bashku, po më trajtojnë si të pandehur

Kryeminstri Albin Kurti ka dhënë një arsye pse nuk po shkon në objektin e Prokurorisë Speciale për të dëshmuar.

Ai ka thënë se është një plan për këtë “nga prokurorë e gazetarë që pinë kafe me prokurorë, rrotull prokurorisë”.

“Unë po ju tregoj që nuk shkoj sepse e kam shumë të qartë planin e tyre. Ata po dëshirojnë që ta prodhojnë një xhirim të shkurtër, ose një fotografi: Kryeministri më i pakorruptuar në Ballkan duke hy në ndërtesën e Prokurorisë Speciale për një rast korrupsioni: kush s’merret a je dëshmitar apo i pandehur”, ka thënë Kurti në një intervistë në RTK.

Madje, ai është ankuar se tani po trajtohet si i pandehur dhe jo dëshmitar.

“Mu tash po më trajtojnë si të pandehur, edhe me disa portale të tyre. Rrotull Prokurorisë janë qëta që rrijnë e pinë kafe me gazetarë të caktuar, të portaleve të oligarkëve që krijojnë tituj për Qeverinë Kurti. Ata po dëshirojnë të krijojnë fotografi për ndërkombëtarët”.

“Unë nuk jam aktor, por nuk do të lejoj as ata të jenë regjisorë”, ka shtuar kryeministri.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ish trajneri i FC Shkupit ndërron jetë në mes të ndeshjes në Serbi!

Mladen Žižović, ish-trajneri i Shkupit dhe trajneri aktual i Radnički Kragujevac, ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare gjatë një ndeshjeje të kampionatit të Serbisë. Žižović...

Ekskluzive/ Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Burimet bëjnë të ditur se vendimmarrja në...

Pajaziti: Të jesh shqiptar nuk mjafton të flasësh shqip!

“Pas çdo fushate mbeten kujtime, emocione dhe mbi të gjitha njerëzit që qëndruan. Dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për secilin prej jush...

Haqim Ramadani: Prej sot jam pa punë, kërkoj punë vetëm nga kompani private

Kandidati shqiptar për komunën e Bërvenicës,Haqim Ramadani humbi betejen e tij përball kandidatit maqedonas me një rezultat të ngushtë. Përveç kësaj humbjeje Ramadani humbet...

Shaholli: Pretendimet e despotit Micko u bënë realitet!

Pretendimet e despotit Micko u bënë realitet! Shqiptarët u nenshtruan, ashtu siç e parashikoja dhe ndjeja unë rrezikun e rimarrjes së Kërçovës dhe Strugës nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu