Kurti: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se Kosova duhet të përgatitet për një hakmarrje nga Serbia.

Gazeta zvicerane NNZ, duke cituar deklarimet e Kurtit në një diskutim të organizuar nga Shoqëria zvicerane për Politikë të Jashtme, shkruan se Kurti ka theksuar se Serbia nuk ka hequr dorë nga projekti “Serbia e Madhe”.

Kurti thuhet se e përshkruan politikën perëndimore karshi Beogradit si naive. Sipas tij Perëndimi ende e gjykon gabimisht Serbinë. “Ajo është një portë për ndikimin kinez dhe rus në Evropë”, citohet të ketë thënë Kurti.

Ai citohet të ketë thënë se qëndron edhe pretendimi i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiqit se nuk ka hequr dorë nga Kosova. “Aspak, Vuçiq thjesht po e mashtron Perëndimin. Elita që dominon vendin nuk ka hequr dorë kurrë nga projekti i Serbisë së Madhe. Thjesht quhet diçka ndryshe tani, domethënë ‘Bota Serbe’”. Kjo do të thotë bashkim i të gjithë serbëve në një vend. Kjo do të nënkuptonte shpërbërjen e Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës”, citohet Kurti.

Kryeministri citohet të ketë thënë se Vuçiqi dëshiron hakmarrje. “Vuçiq ushtron edhe durim strategjik, por synimi mbetet hakmarrja. Ne duhet të jemi të përgatitur për këtë”, citohet Kurti.

Kurti në thuhet se ka folur edhe për zgjedhjen e Donald Trumbit si president i SHBA-së. Ai thuhet se ka thënë se Trump nuk paraqet rrezik për Kosovën.

“Kosova ka punuar mirë me presidentët e të dyja partive. Ajo u çlirua në vitin 1999 nën demokratin Bill Clinton, dhe George W. Bush, një republikan, ishte president kur Kosova u bë e pavarur më 2008”, citohet Kurti.

NNZ ka shkruar për diskutimin të enjten, ndërkohë që ai është mbajtur në fillim të muajit dhe Kurti ka qenë folësi kryesor.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izet Mexhiti ia merr M-NAV-in Arben Fetait, pritet të shkarkohet Fatmir Zimberi

Burime të brendshme nga Koalicioni VLEN bëjnë të ditur se në ditët në vijim priten përçarje të reja brenda këtij formacioni politik. Sipas këtyre burimeve,...

Hoti shpërthen ndaj Vetëvendosjes: Turpi ju mbuloftë, institucionet i shkatërruat për militantët tuaj

“Turpi ju mbuloftë sepse e keni shkatërruar çdo institucion dhe keni humbur shpresat e qytetarëve”, i ka thënë Vetëvendosjes ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,...

Rama flet për takimin me Thaçin: Ndjekja penale e ish-krerëve të UÇK-së, një padrejtësi e rëndë në Europë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim”, ka folur për vizitën e tij në Hagë dhe takimin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi....

Shkupi sot kryeson listën si qyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi, mëngjesin e sotëm, renditet i pari ndër qytetet më të ndotura në Evropë, sipas listës së publikuar nga kompania zvicerane “IQ Air”. Me një...

Dokumenti për paraburgimin e Merkos më shumë se 3 muaj i mbyllur në sirtarët e gjykatës

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj, Gjykata e Apelit në Manastir ende nuk ka marrë vendim për ankesat e Prokurorisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu