Kurti i hareshëm, kërcen në valle për asfaltimin e një rruge

Kryeministri Albin Kurti ia ka hedhur valles tok me zëvendësministrin, Hysen Durmishin për asfaltimin e një rruge.

Teksa ia kanë rrahur tupanin përpara, Kurti ka hyrë në valle pasi u pre shiriti për asfaltimin e rrugës prej 6.3 kilometrave që lidh zonën kufitare të Kosovës me Shqipërinë.

Fshatrat Kërstec, Pakishtë dhe Zapod tek tani në vitin 2024 janë bërë me rrugë të asfaltuar.

Pamjet duke vallëzuar popullorçe i ka publikuar vetë kryeministri Kurti.

“Ishin të lidhur me rrugë me shumë gropa që u shkaktonte vështirësi të mëdha për qarkullim. Tani lidhjen e kanë më të fortë sepse do të jenë më shpejt pranë njëri-tjetrit. Banorët e fshatrave që lidhin brezin tonë kufitar me atë të Republikës së Shqipërisë, Kërstec-Pakishtë-Zapod, nga tash e tutje do ta kenë më të lehtë qarkullimin me infrastrukturën e re rrugore të cilën e përuruam sot”, ka shkruar ai.

“Përurimi i rrugës Kërstec-Pakishtë-Zapod, me gjatësi 6.3 kilometra dhe investim prej 2.6 milionë euro, na përcolli me pritje të ngrohtë dhe me këngë dhe valle. Si për të na treguar mikpritjen e bujshme shqiptare dhe sesa e rëndësishme është kjo rrugë për ta, na bënë pjesë të festës e gëzimit të tyre edhe mua, ministrin Liburn Aliu, zëvendësministrin Hysen Durmishi, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Petrit Malaj, ambasadorin tonë në Shqipëri, Skender Durmishi, Kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Albert Bislim Halilaj, deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, njëherësh ish-kryeministri i Shqipëri, Pandeli Majko, dhe ish-ambasadorin, Qemal Minxhozi”, ka njoftuar ai.

Sipas tij, kjo rrugë është njëra nga tre rrugët pjesë e protokollit të nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në shtator të vitit 2023. Ajo lidh fshatrat Pakishtë dhe Zapod të Shqipërisë me Republikën e Kosovës, përkatësisht komunën e Dragashit. Dy rrugët tjera janë Rruga Blinishtë – Dobrunë, që tashmë është ndërtuar, dhe rruga Gorozhup – Pogaj që është në ndërtim e sipër.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

VIDEO/ Taravari: Nga kredia hungareze, VLEN dhe VMRO shpërblyen 200 kompani maqedonase, 0 shqiptare!

Arben Taravari ka ngritur alarmin për përjashtimin e bizneseve shqiptare nga kreditë e shpërndara në kuadër të marrëveshjes financiare me Hungarinë. “Nga 1 miliard euro...

Sondazhi zbulon: Qoku, Fetai dhe Ibrahimi – figurat më të papërfillshme në VLEN

Të dhënat e fundit nga sondazhi i realizuar nga Market Vision për MKD.mk, nuk matën vetëm përkrahjen për partitë politike, por edhe besueshmërinë e...

EKSKLUZIVE/ Ngjarje e rëndë në një dasmë në Maqedoni: Vrasje dhe vetëvrasje trondisin vendin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prilep, ku dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër ka kryer vetëvrasje....

Aktorja shqiptare: Në komunizëm nuk bëja dot film me gjoksin jashtë, as puthje nuk shkëmbenim dot

Jeta e gruas shqiptare në komunizëm ishte e ndarë midis dy realiteteve: nga njëra anë, u promovua pjesëmarrja e saj në jetën publike dhe...

Netanyahu thërret Smotrich dhe Ben-Gvir për takim urgjent mbi marrëveshjen Gazës

Rezultati i takimit të sotëm mund të përcaktojë nëse Qeveria izraelite mund të ecë përpara me marrëveshjen - apo të përballet me një kolaps...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu