Kurti: Hapja e Urës së Ibrit është e dobishme, nuk do e lëmë të zvarritet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, e cila nis sot dhe zhvillohet në Çikago.
Kurti u shpreh se qëllimi për hapjen e Urës së Ibrit është i mirë dhe se “besojmë se është e drejtë, e nevojshme, e mirë dhe e dobishme për të.

Kurti në emisionin”Ditar” të Zërit të Amerikës deklaroi se hapja e urës duhet të bëhet por që nuk do të befasohen as partnerët, miqtë dhe aleatët evropian e amerikanë. Ai ka shtuar se nuk duhet të zvarritet pafundësisht vendimi për hapjen e Urës.

“Duam që këtë ta bëjmë sa më parë por as nuk do t’i befasojmë partnerët, miqtë dhe aleatët tanë evropianë dhe amerikanë në njërën anë, por në anën tjetër as nuk do të mund të lejojmë që kjo çështje të zvarritet pafundësisht. Vullnetin edhe qëllimin e kemi të mirë dhe besojmë se është e drejtë, e nevojshme, e mirë dhe e dobishme për të gjithë hapja e kësaj ure”, deklaroi Kurti.

Ndryshe, Kryeministri Albin Kurti ka shpalosur detaje për vizitën që është duke bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ky Kuvend Kombëtar i Demokratëve në ShBA është historik, në njërën anë kemi rrethana të papara dhe të papërjetuara edhe për vet ShBA-të, ndërkaq në anën tjetër kemi një entuziazëm të jashtëzakonshëm dhe një vitalitet të demokracisë që është unik për mbarë botën”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se atje është i ftuar si kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, për të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, e cila nis sot dhe zhvillohet në Çikago.

“Në këtë Kuvend Kombëtar Demokratik do të zhvillojë edhe disa takime të rëndësishme, këtu jam ftuar si kryeministër i një shteti demokratik, dhe si kryetar i një partie socialdemokrate. Kosova, sidomos në vitet e fundit ka shëmuar një zhvillim të hovshëm ekonomik edhe një progres të shquar demokratik, meqenëse sa i përket sundimit të ligjit, luftimit të korrupsionit, edhe sa i përket lirisë së medias, të drejtave politike dhe civile, Kosova është kampion në Ballkanin Perëndimor. Kemi çka t’u tregojmë miqve dhe partnerëve amerikanë, dhe njëkohësisht të mësojmë nga përvojat e tyre të paçmueshme”, ka thënë Kurti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ligji për lojërat e fatit ‘fle’ në Kuvendin e RMV-së, zvarritet miratimi

Ndonëse se u promovua me shumë bujë si një hap i madh për mbrojtjen e të rinjve, propozim-ligji për lojërat e fatit me të...

Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu pranohemi në BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media në Bruksel të martën mbrëma tha se Serbia do të pranohej në Bashkim Evropian...

Pesë vjet nga arrestimi i Thaçit dhe të tjerëve

Sot bëhen pesë vjet nga arrestimi i ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit. Me rastin e kësaj dite, Organizata e Veteranëve të Luftës...

Kryetari i parë mysliman i New Yorkut – fjalët e para të Mamdanit pas fitores, goditje e ashpër për Trumpin

Demokratët fituan në tri gara të martën në zgjedhjet e para të mëdha që kur Donald Trump rifitoi presidencën, duke ngritur një brez të...

Ibrahimi: Haqim Ramadanin nuk e lamë të vetëm, por ai e braktisi VLEN-in? (VIDEO)

Lideri i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, ka komentuar strategjinë e fushatës së kandidatit të VLENI-së, Haqim Ramadani, në komunën e Bërvenicës gjatë rrethit të dytë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu