Kryeplaku i “Ferma VIP”, Bes Kallaku, është përlotur gjatë spektaklit të djeshëm gjatë momentit që po shihte klipin e surprizës së vajzës së Florit.
“Kur ke fëmijën afër të qesh shpirti”, është shprehur Besi i përlotur.
Sakaq rikujtojmë që ai është baba i dy fëmijëve, Ajka dhe Amen, nga marrëdhënia me këngëtaren e njohur Xhensila Myrtezaj.
Vetëm pak kohë më parë, teksa u përfol kudo nëpër rrjet, ishte Besi i cili konfirmoi ndarjen nga ish-partnerja e tij.
https://www.instagram.com/reel/C7pyz21IXbm/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==