Siria njeh Republikën e Kosovës, konfirmon Presidentja Osmani 🇽🇰🇸🇾

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur sot nga Riadi se Siria ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.

“Sot në Riad arritëm marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës, me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud,” ka deklaruar Osmani.

Ajo ka falënderuar Presidentin sirian Al Sharaa për vendimin, duke theksuar se njohja e ndërsjellë është një akt historik që simbolizon sakrificën dhe lirinë e dy popujve.

“Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për lirinë. Kjo njohje nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe e sakrificës së brezave për të jetuar të lirë,” ka shtuar Presidentja Osmani.

Falënderime të veçanta ajo i ka drejtuar edhe Princit të Kurorës së Arabisë Saudite për rolin ndërmjetësues në këtë proces.

Me këtë zhvillim, numri i shteteve që e njohin pavarësinë e Kosovës arrin në 120.
“Republika jonë po ecë përpara dhe nuk ka asgjë që mund ta ndalë,” ka përfunduar Osmani.

🇽🇰🇸🇾🇸🇦

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zëri i Masakrës së Reçakut: William Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë mbetën...

ASH Ziadin Sela: Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Taravarit, duke e akuzuar atë për hipokrizi politike dhe qëndrime kontradiktore. Sipas ASH-së, Taravari,...

Së shpejti takimi kokë më kokë Ahmeti- Mickoski, çfarë po sinjalizohet?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një takim tet-a-tet me kryeministrin dhe liderin...

Irani konfiskon një ngarkesë të madhe të pajisjeve Starlink (VIDEO)

Autoritetet iraniane kanë njoftuar konfiskimin e një ngarkese të madhe të pajisjeve të internetit satelitor Starlink, sipas mediave shtetërore të vendit. Pamjet e publikuara...

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu