KUJTESË! 1 vit pas zgjedhjeve parlamentare ndryshimi nuk erdhi por përkundrazi!

Për “delet” tona çdo gjë shkon në rregull vetëm t’i premtosh atyre zotime pa mbulesë, dhe ja ku edhe 1 vit pas zgjedhjeve parlamentare ndryshimi nuk erdhi por përkundrazi, këta vasalët e sotëm kërkojnë edhe një vit shtesë kohë për ta sjell ndryshimin e shumë premtuar.

Parashikimi dhe opinioni im për partiçkat tona politike jo vetëm që doli i sakt por edhe ca më keq kur sot komitët përmes Gjykatës Kushtetuese si levë në duat të pushtetit kërkojnë t’i heqin edhe ato pak të drejta shqiptarëve siç është ligji për gjuhët që do të thotë ligji për pakicat, ku e kanë futur gjuhën shqipe paraardhësit e pushtetit.
Vendime arbitrare pa badinter dhe pa përfaqësim adekuat në punësime për shqiptarët, zëvendësimi i shqiptarëve me sllavo-maqedone nga disa poste udhëheqëse, fshirja e shqiptarëve nga tekstet shkollore të historisë janë vetëm disa nga programet e fushatës së kordinuar antishqiptare të komitëve që po na kthehen në kohën e sundimit të satrapit Kiro Gligorov!

Këtë përshkallëzim kundër interesave kombëtare nuk duan ta shohin vredistët e qeverisë së koalicionit të cilët kanë vënë interesat personale para atyre kombëtare.

Shkrimi i mëposhtëm flet për atë mosbesim që kam patur për partiçkat tona si satelite të pushtetit.

☆ ☆ ☆ ☆

Pse nuk vjen ndryshimi?!

Me këta forca politike dhe më këtë qëndrim lojal ndaj pushtetit edhe pas zgjedhjeve të sotme nuk ka për të ndodhur ndryshimi.
Qëndrimet e dy taboreve nuk kanë treguar gatishmëri për heqjen e turpit të 20% nga kushtetuta veç dekleratave të thata!

Faktori politik shqiptar i dy taboreve i dëshmuar tashmë prej tri dekadash, ka luajtur rolin e vasalit në qeveritë e koalicionit dhe në opozitë si servile e nënshtruar e pushtetit dhe si opozitë e “urtë dhe konstruktive”.

Si do të vijë ndryshimi me premier Mickon apo Dhimon, ku të dy kanë dhënë shenja pagatishmërie që në preambulën e drzhavës shqiptarët të mbeten pakicë e papërfillshme së bashku me turqit dhe evgjitët dhe shkijet serbë në “thesin e pakicave”.

Sipas te gjitha gjasave qeverinë e re do ta formojnë nacionalshovinistët e VMRO-së, ku me kartonët shumicë ata dhe jo VLEN-i e as Fronti do të vendosin për eurointegrimet apo drejt rrugës qorre izolacioniste.

Subjektet tona politike të rreshtuara në dy taborre do të jenë “rrota rezerve” në vendimmarrje që nuk mund ta sjellin ndryshimin. Dhe arsyeja dihet, nuk mjaftojnë kartonët e gjelbër për t’i kushtëzuar apo kundërshtuar komitët në vendimarrjet e tyre të gabuara.

Cilido tabor shqiptar që do të marr pjesë në qeverinë e koalicionit do t’i nënshtrohet urdhërit të pushtetarëve të rinj si despotë të së kaluarës ndaj shqiptarëve, ku ndryshimi do të mbetet një letër e zverdhur në sirtarët e subjekteve tona politike, që do të thotë se vetëm dëshira për ndryshime nuk mjafton pa forcëne kartonëve.

Si njëri tabor ashtu dhe tjetri janë provuar me pjesëmarrjet e tyre në qeveritë e koalicionit por, megjithatë nuk i ka “ndezur” pushka e lirisë, veç fishekzjarreve për efekt propagandistik.

Në muajt dhe në vitet që do të vijnë do të jemi dëshmitarët të zhgënjimit dhe të shpresave të ndrydhura të qytetarëve shqiptarë nga premtimet boshe të subjekteve politike gjatë fushatave zgjedhore, duke përdorur “ndryshimin” si trampolinë per të ardhur në pushtet.

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Serbia merr borxh 19 miliardë euro për blerjen e 12 avionëve Rafale nga Franca

Serbia ka rënë dakord për një kredi prej 1.92 miliardë eurosh me disa banka dhe institucione financiare franceze për të paguar 12 avionë luftarakë...

Taravari përsëri me lojra, Mickoskit i propozon Qeveri me BDI-në, Selës i kërkon të hyjnë bashkë në Qeveri e ta lënë vetë Ahmetin

Arben Taravari siç duket ende nuk e ka ndarë mendjen dhe vazhdon me lojrat politike mes dy taboreve. Siç konfirmoi ditë më parë edhe...

Bela: Në DAP avansohen 40 maqedonas dhe vetëm 1 shqiptarë

Politikologu Valon Bela përmes një postimi në profiline tij në FB ka denoncuar se në Drejtorinë e të Ardhurave Publike janë avansuar rreth 41...

Haradinaj: Kurti e ka dërguar Izet Mexhitin si ‘msit’ për ta kërkuar votën e Adem Hoxhës.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Izet Mexhiti po qëndron në terren në Kosovë, duke kërkuar vota për të siguruar mbështetje për...

Ziadin Sela lideri i parë që viziton shqiptarët e Krushevës, del në mbrojtje të objektit shkollor

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, njëherit deputet i zonës, bashkë me Nënkryetarin, Remzi Mehmedi, takuan banorët shqiptarë të Krushevës të cilët këto...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu