Kufiri i Serbisë -Shtetasit e Kosovës kalojnë kufirin e Serbisë

Qytetarët e Kosovës që po udhëtonin drejt vendeve të Evropës nëpër Serbi janë bllokuar për orë të tëra në pikat kufitare Serbi-Kroaci dhe Serbi- Hungari.A utoritetet serbë i kanë lejuar shtetasit e Kosovës që të kalojnë kufirin pas orës 16.00, pasi autoritetet e Kosovës kishin alarmuar BE-në dhe vendet anëtare të QUINT-it për këtë veprim të Serbisë.

Bashkimi Evropian e ka vlerësuar shkelje të Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes veprimin e autoriteteve të Serbisë, ndërsa i ka rikujtuar Serbisë se sbatimi i marrëveshjeve është i detyrueshëm. Fatmir Haxholli nga zyra ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka thënë se kjo ka ndodhur në shenjë hakmarrjeje ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion.

“Bllokimi i mbi rreth 300 qytetarëve, duke ua mbajtur pasaportat dhe dokumentacionet e udhëtimit, është shkelje flagrante jo vetëm e marrëveshjeve të Brukselit, por edhe e të drejtave universale të njeriut të garantuara me të gjitha konventat ndërkombëtare. Vetëm regjimet më autoritare i bllokojnë udhëtarët e një vendi tjetër, me shpjegimin ‘ky është një urdhër nga Beogradi”, tha Fatmir Haxholli.

Qytetarët që kanë pritur në kufi janë ankuar se pos pritjeve të gjata janë marrë në pyetje nga autoritetet serbe dhe shumicës së tyre u janë bërë pyetje për UCK-në, nërlidhjen e tyre me ta dhe familjen Jashari. Ata kanë konfirmuar për TV Klan se rreth orës 16 kanë arritur të kalojnë pikën kufitare për të hyrë në territorin e Hungarisë./tvklan.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu