Ku ngeli premtimi i VLEN-it, se do t’i mbyllnit objektet e lojërave të fatit?

Reagimin e Lëvizjes Anti Bixhoz e fillojmë nga fundi, pasi dëshira jonë buron nga gjendja faktike e jo nga situata politike dhe interesat e ditore,andaj edhe kërkojmë që të kuptohemi drejt. Kështu Lëvizja Anti Bixhos shkruan në letrën e hapur drejtuar kryeministrit Mickoski dhe përfaqësuesve të VLEN-it, e ku kërkojnë të mbahet premtimi për mbylljen e tërësishme të lojëra të fatit.

“Ju drejtohemi juve që t’ju përkujtojmë dhe njëkohësisht kërkojmë sqarim se ku ngeli premtimi se do t’i mbyllnit objektet e lojërave të fatit, se do t’i pastronit të gjitha ‘oborret e objekteve arsimore’ dhe do të çlironit popullin nga plaçkitja permanente që po i ndodh dita ditës. Kërkojmë sqarim,çka në të vërtetë ndodh? Ju përkujtojmë se zgjidhjet parciale u treguan joefikase dhe kundërproduktive dhe nuk e zgjidhin problemin e kumarit në vend,ajo kërkon mund dhe veprim. Kërkojmë të qëndroni pas premtimeve të dhëna duke ju përkujtuar se fushata elektorale ka mbaruar?”, thuhet në letrën e Lëvizjes Anti Bixhoz, ndërsa urojnë të kuptohemi drejt, pasi siç shkruan kjo Lëvizje, situata me objektet e bixhozit vazhdon të jet alarmante dhe nuk mund të shkon në pafundësi.

“Kërkojmë të bindeni që bixhozin mos e trajtoni si problem sezonal, e as problem etnik, e më së paku si problem për përfitime politike. Përkundrazi – duhet të trajtohet si problem kombëtar, si një keqe e cila shkatërron familje të tëra, të kuptohet si plaçkitje klasike e cila fuqizohet duke djegur indin njerëzor të familjeve tona dhe tuaja. Për të eliminuar keqkuptimet kërkojmë nga ju t’i përgjigjeni sa më shpejt ftesës sonë për takim,pasi koha rrjedh. Kërkojmë plotësim të kërkesave të Lëvizjes Anti Bixhoz, jemi vetëm për zgjidhje afatgjate!”, thuhet në fund të letrës së Lëvizjes Anti Bixhoz, e cila vazhdon të presë takim me kryeministrin dhe përfaqësuesit e VLEN-it, takim ky i kërkuar që më 24 shtator.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Duam më shumë tualete në Parlament”, kërkesa e çuditshme e kryeministres japoneze

Kryeministrja e Japonisë ka bashkuar forcat me më shumë se 50 ligjvënëset të tjera për të kërkuar më shumë tualete për gratë në Parlament,...

Me mbi 338 mijë vota, Albin Kurti vendos rekord të ri zgjedhor

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryeministër në detyrë, Albin Kurti, e ka thyer rekordin e tij që e kishte vendosur në zgjedhjet e 9...

Avokatët janë optimistë se ish-krerët e UÇK-së do të lirohen në pranverë nga Haga

Avokati Emrush Kastrati vlerëson se procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë është i tejzgjatur dhe totalisht i padrejtë. Megjithatë, Kastrati në “FIVE” u shpreh...

Vetura bie në lumin Radika! Dy persona humbin jetën

SPB Gostivar ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në rrugën rajonale MAvrovë-Dibër, një veturë me targa të Gostivarit ka rënë në lumin Radika,...

Premtime Zylali Deliaj: Koalicionit Qyra–VLEN–VMRO–Merko i ranë maskat; vazhdon avazi i vjetër, madje edhe më keq

Ranë maskat. U koalicionua pikërisht me ata që deri dje na sulmonin dhe na akuzonin publikisht, ia dorëzuan Këshillin Komunal VMRO-së dhe vazhduan të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu