Kryetari i PDK-së: Maqedonisë t’i kërkohet llogari për veteranët e UÇK-së dhe gjuhën shqipe

Kreu i PDK-së, Memli Kransiqi për takimin e përbashkët mes dy qeverive, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ka thënë se duhet të trajtohen dy çështje serioze, e që sipas tij s’janë në agjendë.
Por, për Kryetarin e PDK-së, para çdo mbledhje tjetër do duhej të kthehej ajo me Shqipërinë.

Sipas Krasniqit, së pari do duhej të diskutohej përndjekja dhe arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut dhe se të drejtat e shqiptarëve në RMV duhet të mbrohen me vendosmëri.
“Sa i përket takimit me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, janë së paku dy çështje kyçe që duhet të trajtohen seriozisht, e të cilat nuk janë fare në agjendë”

“Së pari, përndjekja dhe arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, siç ndodhi gjatë këtij viti, është i papranueshëm dhe cënon raportet tona ndërshtetërore. Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë me këmbëngulje që raste të tilla, të cilat po ndodhin tani me qeverinë e re në Maqedoni të Veriut, të mos përsëriten më. Sot, asnjë veteran i UÇK-së nuk është i sigurt të kaloj kufirin me Maqedoninë e Veriut, për shkak të rrezikut që ku shtet të zbatojë fletë-arrestet e Serbisë kundër luftëtarëve të lirisë”, ka thënë Krasniqi në një postim në Facebook.

“Së dyti, të drejtat themelore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, përfshirë përdorimin e gjuhës shqipe, duhet të mbrohen me vendosmëri. Qeveria e Kosovës, e posaçërisht politikanët shqiptarë që janë pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, duhet të ngrisin zërin dhe të angazhohen që përdorimi i gjuhës shqipe të mos i cënohet askujt dhe askund. Çdo përpjekje për t’i cenuar këto të drejta duhet të ndalet menjëherë”, ka shkruar tutje ai.

Derisa këto çështje të adresohen siç duhet, KRasniqi thotë se pikat tjera rrezikojnë të mbeten nën hijen e pakënaqësive të pazgjidhura të popullit shqiptar në RMV.

“Derisa këto çështje urgjente të adresohen siç duhet, pikat e tjera të agjendës rrezikojnë të mbeten nën hijen e pakënaqësive të pazgjidhura të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Bashkëpunimi i vërtetë kërkon një qasje të ndershme dhe proaktive ndaj sfidave të tilla, duke siguruar që dinjiteti dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve të respektohen dhe të mbrohen pa dallim. Përndryshe, mbledhje të përbashkëta për shou politik e pa përmbajtje nuk i duhen askujt”, ka shkruar Krasniqi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Duam më shumë tualete në Parlament”, kërkesa e çuditshme e kryeministres japoneze

Kryeministrja e Japonisë ka bashkuar forcat me më shumë se 50 ligjvënëset të tjera për të kërkuar më shumë tualete për gratë në Parlament,...

Me mbi 338 mijë vota, Albin Kurti vendos rekord të ri zgjedhor

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryeministër në detyrë, Albin Kurti, e ka thyer rekordin e tij që e kishte vendosur në zgjedhjet e 9...

Avokatët janë optimistë se ish-krerët e UÇK-së do të lirohen në pranverë nga Haga

Avokati Emrush Kastrati vlerëson se procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë është i tejzgjatur dhe totalisht i padrejtë. Megjithatë, Kastrati në “FIVE” u shpreh...

Vetura bie në lumin Radika! Dy persona humbin jetën

SPB Gostivar ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në rrugën rajonale MAvrovë-Dibër, një veturë me targa të Gostivarit ka rënë në lumin Radika,...

Premtime Zylali Deliaj: Koalicionit Qyra–VLEN–VMRO–Merko i ranë maskat; vazhdon avazi i vjetër, madje edhe më keq

Ranë maskat. U koalicionua pikërisht me ata që deri dje na sulmonin dhe na akuzonin publikisht, ia dorëzuan Këshillin Komunal VMRO-së dhe vazhduan të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu