Kryetari i Degës së Tetovës nga VMRO-DPMNE, M*sakrën e mbi 10 mijë Shqiptarëve e quan dita e çlirimit të Tetovës

Kryetari i Degës së Tetovës nga radhët e VMRO-DPMNE Angel Karapetrov, në një deklaratë të fundit, e ka quajtur masakrën ndaj shqiptarëve të Tetovës si “ditën e çlirimit të Tetovës”. Kjo masakër, e njohur si masakra e monopolit, ka ngjallur reagime të shumta dhe diskutime mbi ngjarjet historike që kanë ndodhur në këtë rajon.

Masakra dhe nje nga gjenocidet e tmershme te Titos ne Monopolin e Tetoves me mija civil Shqipetar te masakruar

Në një referat të publicistit shqiptar, Eugen Shehu, të cilin e paraqiti në nëntor të vitit 2004 në një simpozium shkencor të mbajtur në Tetovë, për herë të parë trajtohej një temë e ndaluar deri më atëherë nga regjimi komunist, që kishte të bëjë me ngjarjet që ndodhën nga fundi i nëntorit të vitit 1944 në Monopolin e duhanit në Tetovë. Atëherë, nga partizanët maqedonas ishin grumbulluar në Monopol mbi 10 mijë burra, pleq e të rinj shqiptarë, një numër i të cilëve ishin keqtrajtuar dhe masakruar. Mirëpo, terrori antishqiptar kishte filluar edhe më herët, sidomos nga shtatori i vitit 1944, para së gjithash në rajonet e Gostivarit, Tetovës, Kumanovës, Shkupit dhe Kërçovës, por shumë shpejt ishte shtrirë në mbarë viset e banuara me shqiptarë të Maqedonisë veriperëndimore.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu