Kryeministri Rama: Vitin e ardhshëm presim në Tiranë liderët e 44 shteteve, në 2027 organizojmë Samitin e NATO-s

Kryeministri Edi Rama ka folur në Konferencën e Ambasadorëve, që po zhvillohet në Tiranë në datat 26-28 gusht.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka zbuluar se Samiti i NATO-s do të zhvillohet në Tiranë në vitin 2027, ndërsa vitin e ardhshëm Shqipëria mikpret liderët e 44 shteteve.

Koha YouTube Channel
“Vitin e ardhshëm do të jemi vendi që do të mikpresë liderët e 44 shteteve europiane nga Britania e Madhe në Ukrainë apo nga Suedia, Norvegjia deri në Turqi, në samitin e Komunitetit Politik Europian. Do të jemi mikpritës të samitit të NATO-s në 2027. Gjëra që as nuk mund të imagjinoheshin vite më parë. Që Shqipërisë ti besoheshin të tilla role”, tha Rama.

Ndër të tjera, Kryeministri tha se Shqipëria duhet të jetë gati për t’u ulur në tryezën e BE-së në 2030 dhe për këtë roli i ambasadorëve është tepër i rëndësishëm.

“E dimë shumë mirë që 2030 duhet të na gjejë në gatishmëri të plotë për t’u ulur në tryezën e BE-së si anëtarë të barabartë të familjes europiane. Ne duhet të jemi gati. Është shumë më e lehtë të thuash e shumë më e vështirë ta bësh sepse kërkon që gjithcka që kemi bërë deri tani ta konsideorjmë një stad ku mund dhe duhet të ngjitemi në një nivel të ri. E për këtë arsye duhet me patjetër që trupi ynë diplomatik të ngjitet në një nivel të ri”, shtoi Rama.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mickoski: Jemi para Shqipërisë në rrugën drejt BE-së!

Mickoski: Jemi para Shqipërisë në rrugën drejt BE-së! Mali i Zi është i pari, në vendin e dytë jemi ne dhe Serbia dhe më...

“E hoqi ndalesën për Ahmed Kalajën”, Tim Shkupi akuzon Krenar Llogën, i drejtohet Mickoskit të reagoj!

Aktivisti Tim Shkupi ka publikuar një reagim të ashpër në rrjete sociale, drejtuar kryeministrit Hristijan Mickoski, duke ngritur akuza serioze ndaj mos reagimit nga...

Kurti uron fitoren e VLEN-it në Maqedoni, por anashkalon Kërçovën dhe Bërvenicën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar koalicionin shqiptar VLEN për fitoren në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, ku ka arritur të marrë...

Miratohet kërkesa për të rezervuar një ditë shtesë për dëshminë e Clarkut

Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues shqyrtoi disa kërkesa të Mbrojtjes së Thaçit në lidhje me dëshminë e ardhshme të dëshmitarit të saj të...

Filipçe: Raporti i KE-së është alarm për stagnimin ose regresin e vendit në rrugën e integrimit

Raporti i Komisionit Evropian (KE) është më i keq në dhjetë vitet e fundit dhe e ngre alarmin për të ardhmen dhe perspektivën e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu