Kryediplomati turk i mbledh në Stamboll ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor; flasin për paqe dhe projekte- Gërvalla mungon

Kryediplomati turk i mledh në Stamboll ministrat e Jashtëm të vendeve të BP, flasin për paqe e projekte – Gërvalla mungon

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan i ka mbledhur në Stamboll ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Atje mungon ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e cila nuk po e përfaqëson vendin në këtë takim. Në vend të saj, atje është ambasadori i Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi.

Kryediplomati turk tha se i mblodhi përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor për Platformën e Paqes.

“Me qëllim që të kontribuojmë në paqen dhe stabilitetin në Ballkan, nën udhëzimet e të nderuarit Presidentit tonë, kemi zhvilluar sot në Stamboll mbledhjen e parë të “Platformës së Paqes në Ballkan”, në nivel ministrash të Jashtëm”, shkroi Fidan në X.

“Kjo platformë ka krijuar një terren të sinqertë dhe të përqendruar në objektiva për dialog joformal në nivel politik. Në këtë mënyrë, synojmë të institucionalizojmë dialogun dhe bashkëpunimin mbi bazën e parimeve të pronësisë rajonale dhe gjithëpërfshirjes, të krijojmë mundësi për konsultime konstruktive midis vendeve të rajonit dhe të nxisim projekte që kanë në thelb mirëqenien e përbashkët”, shtoi ai.

Ministri i Jashtëm i Turqisë tha se u dakorduan për shkëmbimin e informacionit mbi proceset e anëtarësimit në BE dhe se u arrit një marrëveshje për mbajtjen e takimeve çdo gjashtë muaj.

“Në këtë kuadër, në takimin e sotëm ramë dakord për shkëmbimin e informacionit mbi proceset tona të anëtarësimit në BE; për formimin e mendimeve mbi çështje që lidhen me ndërlidhjen, rininë, arsimin, industrinë e mbrojtjes dhe problemet rajonale; si dhe për mbajtjen e këtij platforme në të ardhmen në nivel udhëheqësish. Gjithashtu, u arrit marrëveshje që takimet e ardhshme të mbahen në Stamboll dhe që platforma të mblidhet rregullisht çdo gjashtë muaj”, shkroi ai.

Fidan tha se “se kjo nismë nuk është një alternativë ndaj mekanizmave ekzistues, por përkundrazi do t’i mbështesë këto procese”.

“Turqia i jep rëndësi strategjike paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe do të vazhdojë të kontribuojë në mënyrë konstruktive në këtë drejtim në platforma të ndryshme”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

UT shpreh ngushëllime për vdekjen e Daorsa Spahijës

Universiteti i Tetovës nëpërmjet Kuvendit Universitar të Studentëve, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Daorsa Spahijës, e cila dje u gjet e vdekur në...

Vrasje e rëndë në Malishevë: Dhëndri ekzekuton dy miqtë e tij

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në Malishevë, ku sipas informacioneve të para, një person ka vrarë dy miqtë e tij. Sipas raportimeve të...

Ngjarja tragjike e studentes në Tetovë, gazetari Hasipi: Turp për SPB-Tetovë- heshtja që shqetësoi mijëra studentë dhe familje

“Lidhur me rastin tragjik të studentes nga Kosova, Policia e Maqedonisë, për hir të interesit të përgjithshëm, evitimin e paqartësive, evitimit të dezinformacioneve, do...

Izraeli u bën thirrje hebrenjve të largohen urgjentisht nga New York-u pas zgjedhjes së Mamdanit

Zohran Mamdani, demokrati progresiv me origjinë nga Uganda, ka qenë kritik i hapur i fushatës ushtarake të Izraelit në Gaza, duke e quajtur atë...

Polonia do të stërvitë ushtarakisht rreth 400.000 njerëz në vitin 2026

Polonia do ta fillojë këtë muaj zbatimin e një programi të ri për stërvitje ushtarake, si pjesë e një plani më të gjerë për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu