Krenar Lloga: VMRO, vLEN dhe LSDM në koalicion të fshehtë për ta rrëzuar Çashkën!

Pas zhvillimeve të fundit rreth ankesës së përbashkët të VMRO-DPMNE dhe LSDM për rezultatin zgjedhor në Komunën e Çashkës, ka reaguar ashpër Krenar Lloga, i cili e ka cilësuar këtë si një skenar të mirëkoordinuar politik kundër vullnetit të qytetarëve shqiptarë.

Në një reagim të fortë, Lloga ka shkruar:

“‘Makedonija povtorno tvoja’ ose koalicioni i pashpallur i oligarkisë maqedonase VMRO–vLEN–LSDM po bën çmos ta rrëzojë Çashkën. Pasi e falën Butelin për ca vota të qelbura, për t’i fituar shqiptarët në Çair e Saraj, po tentojnë të shesin edhe Çashkën, edhe Kërçovën. Turp e faqe e zezë!”

Ky reagim i Llogës vjen pas nismës së VMRO-së dhe LSDM-së për të dorëzuar një ankesë në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), përkundër raportimeve se procesi zgjedhor në Çashkë ka qenë i rregullt dhe demokratik.

Sipas rezultateve zyrtare, kandidati shqiptar Suat Shaqiri ka fituar bindshëm me 2322 vota, duke lënë pas kandidatët maqedonas të LSDM-së dhe VMRO-së.

Burime nga terreni pohojnë se përpjekjet për kontestimin e rezultatit synojnë të vonojnë certifikimin e fitores së Shaqirit, e cila shihet si një simbolikë e fortë e përfaqësimit shqiptar në zemër të rajonit të Vardarit.

Screenshot

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Petar Bogojevski, me tone përçmuese: “Ali Ahmeti, ç’të vlejnë njëqind betejat, kur në fund e humbe luftën nga ne?

Në një reagim të fortë dhe me tone përçmuese ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, politikani maqedonas dhe udhëheqësi i lëvizjes Maqedoniski Koncept, dr....

VMRO dhe LSDM bashkohen kundër fitores së Suat Shaqirit në Çashkë – VLEN hesht për kontestimin

Në një veprim të pazakontë politik, partitë maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM janë bashkuar për të dorëzuar një ankesë të përbashkët në Komisionin Shtetëror Zgjedhor...

Kryetari i Butelit thumbon Hoxhën nga Butel 2: Nuk pati forcë të më urojë, e pres si kandidat të BDI-së në zgjedhjet e ardhshme

Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka komentuar mungesën e urimit nga Hoxha i Butel 2 pas fitores së tij në zgjedhje. Ai...

“Ftesë nga Prokuroria për Artan Dikën: në qendër të hetimit, kandidati i VLEN dhe VMRO, Mendi Qyra”

Shkup, 21 tetor 2025 – Juristi dhe aktivisti Artan Dika ka bërë të ditur sot se është ftuar nga Prokuroria Themelore e Shkupit për...

Arsovska: Urime ju qofshin ndërtimet pa leje, kriminelët e VLEN dhe VMRO-së po e mbysin Shkupin!

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka reaguar ashpër ndaj koalicionit VLEN dhe partisë VMRO-DPMNE, të cilët tashmë katër vite kanë shumicën në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu