Krenar Lloga: Mickoski sot u zmbraps, do bëj 100% atë që po e them unë dhe ministria e Drejtësisë

Është fakt se tek kjo fitore e madhe e VMRO-DPMNE-së mungon vetëm Nikolla Gruevski sepse të gjithë personat tjerë janë e njëjta garniturë. Kështu tha Krenar Lloga në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke thënë se Mickoski atë që e thotë sa i përket zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve, nuk ka të bëjë me të vërtetën, sepse ai tha se do të shkojë me zgjedhje të drejtpërdrejta të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve.
“Edhe sot që flasim 8 anëtarë zgjidhen me votime të drejtpërdrejt, 5 anëtarë që janë kategori kushtetuese, dy zgjidhen me propozim nga kryetari i shtetit dhe tre me propozim nga parlamenti. Ai po manipulon me fjalët ku thotë se do të zgjidhen në mënyrë të drejtpërdrejt”, tha Lloga.
Lloga tha se ka debatuar me një pjesë të VMRO-DPMNE-së, duke ua shpjeguar atyre se janë tre dokumente strategjike të cilat janë vulosur me BE-në.
“Mickoski sot bëri një zmbrapsje elegante ku tha që unë nuk do të marr këshillime nga ministri që ka arriti nivelin e besimit të gjyqësorit të jetë dy për qind, por se do t’i dëgjojë botën akademike. Fakt do bëj 100% atë që kam thënë unë, dhe jo unë si Krenar por atë që e thotë ministria e Drejtësisë përmes tre dokumenteve që janë dakorduar dhe miratuar nga të gjitha organet shtetërore në Maqedoni”, deklaroi Lloga.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

BDI: Pa falje, pa dorëheqje! Poshtërimi i administratorëve shqiptarë vazhdon

Kryeministri ende nuk ka kërkuar falje për akuzat e pabazuara dhe fyese që u bëri publikisht administratorëve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, duke...

Voton Albin Kurti: “Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive”

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, votoi në Prishtinë rreth orës 9:40. “Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive”, tha Kurti para...

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza voton në Mitrovicë të Jugut

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, votoi rreth orës 10:00 në Mitrovicë të Jugut. Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu