Krenar Lloga: Kodi Zgjedhor, karrem për të shmangur debatin mbi diskriminimin dhe bllokadën e shtetit

Shkup, 5 Qershor 2025 – Në skenën politike të Maqedonisë së Veriut po intensifikohen debatet rreth ndryshimeve në Kodin Zgjedhor dhe numrit të njësive zgjedhore. Por zëra kritikë po paralajmërojnë se ky debat është vetëm një “truk i qëllimshëm” për të shmangur përballjen me çështje shumë më të thella: diskriminimin sistematik ndaj shqiptarëve dhe ngecjen e përgjithshme të shtetit.

Sipas analistëve dhe vëzhguesve politikë, përfshirë Krenar Llogën, ky manovrim politik është një përpjekje për të devijuar vëmendjen publike nga realiteti i përditshëm i përjashtimit të shqiptarëve nga institucionet dhe vendimmarrja shtetërore.

“Hedhja në një fushatë të parakohshme, vetëm për ta degraduar debatin, tregon shterpësinë jo vetëm të VLEN-it dhe VMRO-së, por edhe të atyre që deri dje ishin pjesë e kësaj ‘gjelle’ politike,” shprehet Lloga, duke ju referuar diskurseve të mëhershme që përdornin simbole si “flamuri-shkopi” apo “çiftelia” për të mbuluar mungesën e thelbit politik.

Ai thekson se në politikë, agjendat i përcakton ai që ka guximin të flasë për problemet reale. Në këtë kontekst, ai nënvizon se Fronti Evropian ka mundësinë të vendosë drejtimin e duhur – jo vetëm duke pranuar ata që braktisin një qeveri me qasje diskriminuese, por edhe duke vënë kufij të qartë për çdo tendencë klanore që cenon interesin kolektiv të shqiptarëve.

“Organizimi politik i shqiptarëve nuk mund të shkatërrohet për interesa të përkohshme personale. Shqiptarët nuk janë 10%, ata janë mbi 29% e popullsisë sipas të dhënave zyrtare, dhe kërkojnë përfaqësim të denjë e proporcional në çdo nivel të shtetit,” thekson ai.

Lloga paralajmëron se çdo përpjekje për të maskuar përjashtimin e shqiptarëve me debate teknike si ai për Kodin Zgjedhor, është vetëm thellim i krizës politike dhe sociale në vend.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Me nënshkrimin e Kryeparlamentarit Afrim Gashi, ligji për arsimin fetar hyn në fuqi

Ka përfunduar me sukses edhe faza e fundit e miratimit të Ligjit për institucionet e arsimit të mesëm të bashkësive fetare, me nënshkrimin e...

Iniciativa ZERO për parkun përkujtimor: Mirëpresim nismën, por jo spektaklin para zgjedhjeve

Shkup, 30 korrik – Iniciativa ZERO! përshëndet vendimin e Komunës së Tetovës dhe të Ministrisë së Shëndetësisë për të realizuar kërkesën tonë të përsëritur...

Taravari: Arkitekti politik i VLEN-it ka qenë Albin Kurti

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me përfshirjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në formimin e...

Pasaportë nëse blen shtëpi

Niveli i kërkesës për nënshtetësi përmes investimit (CBI) në ishujt e Karaibeve, sidomos nga qytetarët amerikanë të shqetësuar për paqëndrueshmërinë politike dhe shoqërore në...

Një helikopter çek dhe zjarrfikësit sllovenë do të fillojnë sot shuarjen e zjarreve në RMV

Helikopteri zjarrfikës “Blek Hok”, i cili është i përfshirë në shuarjen e zjarrit në malin Goten, është i pajisur me të ashtuquajturat “bomba” me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu