Krenar Lloga i del ne mbrojtje kryeparlamentarit Afrim Gashi! Histeria antishqiptare po merr hov

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga i ka dalë në mbrojtje kryeparlamentarit, Afrim Gashi për rastin e fundit që ka përdorur veturat dhe përcjelljen shtetërore për në një dasëm në Kosovë.

Lloga shkruan se sulmet ndaj Gashit po vijnë pasi bashkëqytetarët maqedonas nuk po arrijnë të mësohen se në atë pozitë atij i takon mbrojtje 24/7, pasi sipas tij të njejtët nuk e pranuan as faktin që Talat Xhaferi ishte kryeministër i parë shqiptar i RMV-së.

Lloga thekson se po mbrohen politikanët maqedonas teksa po sulmohen ato shqiptarë.

Reagimi i plotë:

Afrim Gashi është kryetar i Kuvendit 24/7, madje edhe në ndeja private, dhe bashkëqytetarët tanë duhet të mësohen me këtë gjë, ashtu siç e kishin të pamundur ta mësonin që Talat Xhaferi ishte kryeministër i këtij vendi!

Histeria antishqiptare dhe stigmatizimi që po mbizotëronë që para zgjedhjeve parlamentare, në vend që të zbehen, po marrin hov, jo vetëm institucionalisht, por edhe në retorikën publike, mediatike dhe politike. Sulmet ndaj Talat Xhaferit, Vjosa Osmanit dhe Afrim Gashit janë përpjekje për të shëruar komplekset e atyre që nuk mund të pranojnë se edhe shqiptarët mund të jenë të barabartë me ta. Duke qëndruar disa javë në vendlindjen time në Strugë dhe duke dalë shpesh edhe në Ohër, çdo ditë sheh rrugët që bllokohen nga përcjellja e Presidentes Siljanovska, mund ta shihni atë duke bërë plazh me nipër e mbesa dhe njerëz të tjerë, dhe që ruhet nga të katër anët nga organet e sigurisë, Policia Ujore dhe Ushtria. Kjo nuk përbën lajm; përkundrazi, me të drejtë, duhet respektuar protokollet. Sot, kryeministri Mickovki u takua me ish-Presidentin e Shqipërisë, Meta. Ai nuk shkoi as me veturë private, as pa sigurim, edhe pse takimi ishte joformal, duke qënë edhe një miqësie e vjetër mes tyre. Ai ka të drejtë t’i gëzojë të gjitha privilegjet dhe protokollet shtetërore 24/7 dhe askush nuk e stigmatizon atë, me të drejtë.

Po pse e bëjnë këtë me Gashin? E thjesht duan të na bëjnë të dukemi të padenjë për të mbajtur pozicione të larta shtetërore dhe publike, akoma edhe pas 3 dekadave nuk mund të pajtohen me idenë se edhe të tjerët janë të aftë si ata, ose ndoshta edhe më të mirë se ato.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm- “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm – “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë Pritjet e gjata dhe kolonat kilometrike në kufirin e Bllacës...

Çairi me jehonë prej 12,08%, Saraji 8,77%! Deri në ora 17:00, dalja për Qytetin e Shkupit është dukshëm më e ulët se në raundin...

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftojnë se jehona e votuesve deri në ora 17:00 në Qytetin e Shkupit është 28,52%, përcjell TV21. Nëse e...

AKI-ja në ora 19:00 live me Arbër Ademi

Aleanca Kombëtare për Integrim njofton se sonte do të mbahet një konferencë për media me Arbër Ademi. Ngjarja do të fillojë në orën 19:00...

KSHZ: Deri në ora 17:00, jehona e votuesve është 39,28%

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftuan se deri në ora 17:00 , në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë votuar 279,241 qytetarë, ose...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu