“Kremtojmë së bashku”, Prishtina i bashkohet Tiranës në Paradën e Pavarësisë

Pak ditë nga 112 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, Prishtina ka njoftuar se do i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka njoftuar lajmin duke theksuar se Tirana do të mirëpresë miqtë nga Prishtina për të festuar bashkë 112 vite pavarësi dhe krenari kombëtare.

“Prishtina i bashkohet “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”! Tirana mirëpret miqtë tanë nga Komuna e Prishtinës për të kremtuar së bashku 112 vite pavarësi dhe krenari kombëtare. Bashkia Tiranë dhe Unioni i Bashkive Shqiptare, në bashkëpunim me Shoqatën “Rrënjët Shqiptare”, sjellin për të dytin vit radhazi “Paradën e Shqiptarëve”, shkruan Veliaj.

Në mesazhin e saj, përfaqësuesja e komunës së Prishtinës, Sibel Halimi ka listuar disa nga shoqatat që do i bashkohen paradës në Tiranë. Ajo thotë se janë rreth 200 artistë që do të sjellin në kryeqytet energjinë e Prishtinës.

Me aktakuzë e i afërt me Kurtin – kush është Mentor Hyseni që pushteti në fund të mandatit po synon…
“Nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina shumë dashuri për ju. Urime 112 vjetori i pavarësisë suaj. Në paradën e sivjetshme nga Prishtina po i dërgojmë një numër shumë të madh të artistëve dhe performuesve. Janë rreth 200 artistë dhe performues të cilët do të bartin energjinë e kryeqytetit tek ju. Ju urojmë më të mirat për ju. Tirana na prisni, së shpejti jemi tek ju. Faleminderit”, thotë ajo në mesazhin e saj.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pse u bë Kërçova ‘Kičevo’?

Nëse në prapaskena nuk la mjet pa përdorur vetëm e vetëm që ta ndihmonte VMRO-DPMNE-në, VLEN-i nuk pati këllqe për të kremtuar bashkë me...

“Nusja” feston edhe me shqiponjë, në kërcovë do të kete bashkëjetesë me Jovanoskin!

Bashkëshortja e kryetarit të ri të Kërçovës, Aleksandar Jovanovski, dërgon mesazh bashkëjetese me një foto simbolike Pas fitores së kandidatit të VMRO-DPMNE-së në Kërçovë, Aleksandar...

Shaqiri kundër opinionit publik: “Ata që kanë luftuar s’mund të quhen tradhtarë”

“Mos i quani tradhtarë ata që kanë sakrifikuar për këtë vend” Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha reagoi ashpër ndaj akuzave kundër Fatmir Limanit, duke...

Komitët e VMRO-së, xhandarët e rinj të pushtetit!

Sot komitët e VMRO-së, veç pushtetit qëndror nga dita e djeshme përmes strukturës së re organizative me xhandarë të rinj, si të zgjedhur nga...

KËRPUDHË E ZBULUAR NË MURËT E ÇERNOBILIT KA PËSUAR MUTACION PËR TË KONSUMUAR RREZATIMIN BËRTHAMOR!

Kërpudha që ha rrezatimin. Ajo nuk i frikësohet rrezatimit. Ajo e ha. Thellë në rrënojat e braktisura të Çernobilit, shkencëtarët zbuluan një kërpudhë të zezë që...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu