Krasniqi: Po shihen bllokuesit, ky koalicion nuk i ka numrat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar sërish pas dështimit të nëntë për konstituimin e Kuvendit, duke theksuar se partia e tij është gjithmonë e gatshme të ulet për të diskutuar për Kosovën, por kurrë nuk do të heshtë përballë bllokadës, paaftësisë apo mungesës së vullnetit për zgjidhje.

“Ne jemi këtu për Kosovën. Dhe për Kosovën, ulemi gjithmonë. Por kurrë s’do të heshtim. Jo përballë bllokadës. As përballë paaftësisë. E as për mungesën e vullnetit për zgjidhje. Perdet ranë. Dhe me to, edhe një tjetër tentativë për viktimizim. Sheshit po shihen bllokuesit. Po zbulohen edhe taktizuesit me fatin e qytetarëve”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai ka theksuar se koalicioni VV dhe Lista Guxo nuk i ka numrat për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe se PDK nuk fshihet pas asgjëje.

“Imponimet tek ne nuk kalojnë…PDK është dhe do të mbetet gjithmonë këtu, duke respektuar besimin dhe mandatin e qytetarëve. Për Kosovën, për të ardhmen!”, ka theksuar kreu i PDK-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu