Krasniqi: Në mbledhjen e qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë V., duhet trajtuar arrestimi i veteranëve

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se në mbledhjen e nesërme të qeverive të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, duhet të trajtohet çështja e arrestimit të veteranëve të UÇK-së nga shteti fqinj.
Krasniqi ka thënë se kjo është një prej çështjeve kryesore që duhet trajtuar, e që nuk është në agjendë.

“Të hënën, Qeveria e Kosovës do të jetë nikoqire e një takimi të përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, i cili është një hap i mirë për forcimin e bashkëpunimit rajonal. Megjithatë, para çfarëdo mbledhjeje tjetër, Kosova duhet ta rikthejë traditën e mirë të takimeve me Shqipërinë, një praktikë e rëndësishme për unitetin dhe bashkëpunimin ndërshqiptar, e cila është ndërprerë nën qeverinë aktuale të Albin Kurtit. Këto takime mbeten jetike për adresimin e sfidave të përbashkëta dhe forcimin e lidhjeve tona kulturore, ekonomike dhe politike. Sa i përket takimit me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, janë së paku dy çështje kyçe që duhet të trajtohen seriozisht, e të cilat nuk janë fare në agjendë. Së pari, përndjekja dhe arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, siç ndodhi gjatë këtij viti, është i papranueshëm dhe cenon raportet tona ndërshtetërore. Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë me këmbëngulje që raste të tilla, të cilat po ndodhin tani me qeverinë e re në Maqedoni të Veriut, të mos përsëriten më. Sot, asnjë veteran i UÇK-së nuk është i sigurt të kaloj kufirin me Maqedoninë e Veriut, për shkak të rrezikut që ku shtet të zbatojë fletë-arrestet e Serbisë kundër luftëtarëve të lirisë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai ka thënë se çështje tjetër që duhet është trajtimi i të drejtave themelore të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut.

“Së dyti, të drejtat themelore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, përfshirë përdorimin e gjuhës shqipe, duhet të mbrohen me vendosmëri. Qeveria e Kosovës, e posaçërisht politikanët shqiptarë që janë pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, duhet të ngrisin zërin dhe të angazhohen që përdorimi i gjuhës shqipe të mos i cënohet askujt dhe askund. Çdo përpjekje për t’i cenuar këto të drejta duhet të ndalet menjëherë. Derisa këto çështje urgjente të adresohen siç duhet, pikat e tjera të agjendës rrezikojnë të mbeten nën hijen e pakënaqësive të pazgjidhura të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Bashkëpunimi i vërtetë kërkon një qasje të ndershme dhe proaktive ndaj sfidave të tilla, duke siguruar që dinjiteti dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve të respektohen dhe të mbrohen pa dallim. Përndryshe, mbledhje të përbashkëta për shou politik e pa përmbajtje nuk i duhen askujt”, ka shkruar Krasniqi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ndërroi jetë fëmija dyvjeçar që u godit nga plumbi qorr në natën e Vitit të Ri

Ka ndërruar sot në mëngjes fëmija dyvjeçar, i cili u plagos rëndë nga një plumb qorr në Shkup gjatë natës së Vitit të Ri,...

Është arrestuar një 26 vjeçar, u kap me 10 kilogram kokainë në fshatin Koliçan të Shkupit (VIDEO)

Në një aksion të koordinuar nga Prokuroria Themelore Publike e Shkupit dhe Ministria e Brendshme, u zbuluan 10 kilogramë kokainë me pastërti të lartë,...

Kosova arrestoi turkun e dyshuar për vrasjen në Çarshinë e Shkupit

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht njësiti i saj FAST, kanë identifikuar dhe arrestuar një të dyshuar i kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë së...

Aliu: Po shqyrtohen mundësitë për t’i ofruar ndihmë Zvicrës pas tragjedisë në Kran-Montana

Ministri i Shëndetësisë, Azir Ali ka bërë të ditur se po shqyrtohen mundësitë për t’i ofruar ndihmën e nevojshme Zvicrës pas tragjedisë ku humbën...

Biznesmeni Arif Fazliu dhuron shtëpinë e tij në vlerë rreth gjysmë milioni euro për Bashkësinë Islame si vakëf

Biznesmeni Arif Fazliu nga Prizreni i është bashkuar radhës së vakëflënësve, duke dhuruar në emër të Allahut shtëpinë e tij si vakëf për Bashkësinë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu