Kovaçev: RMV-ja nuk ka mosmarrëveshje bilaterale me Bullgarinë, por ka detyrime

Eurodeputeti Andrej Kovaçev thotë se Bullgaria gjithmonë e ka mbështetur Maqedoninë në aspektin e anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Kovaçev në intervistë për “TV21” tha se komunizmi ishte diçka e shëmtuar dhe se diktatura e ish-presidentit jugosllav Josip Broz Tito ishte e tmerrshme.

“Kushdo që flet kundër identitetit maqedonas nuk do të lejohet të hyjë në Maqedoni. Kjo është shumë e pazakontë, unë vazhdimisht e kam mbrojtur dëshirën e Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, po ashtu edhe në NATO, Bullgaria gjithmonë e ka mbështetur Maqedoninë, kështu që sa i përket hyrjes së saj në NATO dhe në Bashkimin Evropian, dhe kjo është politika jonë e vazhdueshme, e cila lidhet edhe me tejkalimin e urrejtjes nga e kaluara, ndërsa komunizmi nuk është diçka e mirë. Për disa, Jugosllavia është një “nostalgji e madhe”, ende për Titon, për Jugosllavinë, këto simbole komuniste, monumente festohen, por diktatura e Titos është jashtëzakonisht e tmerrshme për shumë, shumë, dhjetëra mijëra njerëz në ish-Jugosllavi, si sllovenët dhe kroatët, madje edhe serbët, boshnjakët në ish-RSFJ-në”, thotë eurodeputeti bullgar Kovaçevski.

Kovaçev gjithashtu tha se njeh shumë njerëz që jetojnë në Maqedoni të cilët kanë frikë të thonë se janë bullgarë sepse u është shkatërruar biznesi, ata do të humbasin punën ose do të fyehet fëmija i tyre.

“Ka aq shumë njerëz që janë të mërzitur në Republikën aktuale të Maqedonisë së Veriut nëse thonë se janë bullgarë, se do të humbasin punën, se fëmija i tyre do të fyehet në shkollë se është “bullgar”, se babai i tij është bullgarofil, që do t’i shkatërrojnë biznesin, nëse ai ka një biznes, saqë nuk do të blejnë nga dyqani i tij nëse ka ndonjë dyqan. Është diçka krejtësisht normale nëse Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut i numëron, t’i numërojë në të gjitha vendet, në preambulë, dhe në pjesën kryesore, natyrisht, pjesët e popujve që tani jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Dhe pjesa e dytë, pika pesë e propozimit evropian për kornizën negociuese është Zbatimi i Marrëveshjeve, si Marrëveshja me Greqinë-Marrëveshja e Prespës, ashtu edhe Marrëveshja e Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë me procesverbalin vjetor të kësaj Marrëveshjeje. Marrëveshja me Bullgarinë ka ka dy procesverbale. Çfarë ka në këto procesverbale, çfarë është kaq e tmerrshme që thonë se është diktat dhe vazhdojnë të thonë se nuk mund ta përmbushin. Një marrëveshje ndërkombëtare, siç është ajo mes Greqisë dhe tani Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë atëherë, duhet të përmbushet, është pjesë e marrëveshje së fqinjësisë së mirë që është e detyrueshme, ne do të jemi bashkë në Bashkimin Evropian, këto nuk janë mosmarrëveshje dypalëshe dhe këtu e them kategorikisht, shkruani si titull nëse doni: Nuk ka mosmarrëveshje dypalëshe”, tha Kovaçev.

Eurodeputeti gjithashtu tha se askund në vendimet e Gjykatës në Strasburg nuk thuhet se Bullgaria duhet të njohë pakicat.

“Nuk ka asnjë dramë, nuk ka asnjë problem, Bullgaria i ka përmbushur absolutisht të gjitha kërkesat dhe gjykata në Strasburg nuk thotë askund, apo ka një vendim, që Bullgaria të njohë pakicat”, tha Kovaçev.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sot bëhen 30 vjet nga gjenocidi serb në Srebrenicë – shtatë viktima të tjera do të varrosen në Potoçari

Në Qendrën Përkujtimore Srebrenicë – Potoçari, sot do të prehen edhe shtatë viktima të tjera të gjenocidit të kryer në korrik të vitit 1995. Tridhjetë...

Danella Arsovska dhe ekipi i saj sulmohen fizikisht në Çair, përfundojnë në spitalin “8 Shtatori”

Kryetarja e Shkupit sulmohet fizikisht në Çair gjatë inspektimit të një ndërtese pa leje Pasditen e sotme, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, së...

Eurodeputetja greke shpërthen me deklarata provokuese: “Jam maqedonase e vërtetë, jo si banorët e Shkupit”

Eurodeputetja greke Afroditi Latinopuli, ka shkaktuar revoltë në Maqedoninë e Veriut, pasi deklaroi se ajo është një “maqedonase e vërtetë krenare”, dhe jo “e...

Bombardimet e impianteve bërthamore/ Zyrtari izraelit: Irani mund ta rikuperojë uraniumin e pasuruar

Izraeli beson se Irani mund të rikthejë uraniumin e pasuruar të “groposur” në njërin prej objekteve të goditura nga forcat amerikane në qershor. Shqetësimi...

Erdogan: Turqia hedh poshtë vërejtjet që mohojnë gjenocidin e Srebrenicës në kundërshtim me vendimet e gjykatës ndërkombëtare

Turqia hedh poshtë të gjitha deklaratat dhe vërejtjet që synojnë të mohojnë gjenocidin e Srebrenicës ose "të lartësojnë kriminelët e luftës" në kundërshtim me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu