Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për dy ditë është nikoqire e delegacionit austriak, të udhëhequr nga Ambasadori Christoph Thun-Hohenstein dhe Ministria Federale për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare.
Takimet dypalëshe kanë filluar sot për të komentuar marrëveshjen e re tri-vjeçare për bashkëpunim kulturor ndërmjet dy shteteve i cili do të nënshkruhet ditën e nesërme.
Programi përfshin bashkëpunimin në shumë fusha, duke thelluar lidhjet me institucione të ndryshme, përfshirë muzetë, bibliotekat, galeritë, arkivin shtetëror, partneritete të drejtpërdrejta në mes institucioneve të arsimit të lartë dhe stafit akademik, shkëmbimin midis artistëve, bashkëpunimin në fushën e filmit, muzikës dhe ngjarjeve kulturore.
Gjatë ditës, zyrtarët e MKRS-së do të shoqërojnë delegacionin austriak në vizitat dhe takimet bilaterale në institucionet e kulturës dhe arsimit.