Kongresi i LSDM-së për llogaridhënie, a do të dalë partia nga gjendja e përçarjes së plotë?

Shkaqet por edhe përgjegjësia për disfatën e madhe të LSDM-së në zgjedhjet në të cilat partia fitoi vetëm 18 mandate është tema e debatit të kongresit të partisë. Rezultati i keq e hapi kutinë e Pandorës që rezultoi me përçarje të plotë brenda partisë që është edhe tema kryesore e kongresit të sotëm, fillimi i të cilit pritej mbi një orë për shkak të mungesës së kuorumit. Kryetari në largim i partisë Dimitar Kovaçevski para fillimit tha se pret debat të hapur për të gjitha çështjet e hapura brenda partisë.

“Pres që të bisedohet në mënyrë konstruktive dhe të hapur për të gjitha çështjet që ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve të fundit por edhe të zgjedhjeve të 2021 sepse atëherë nuk u mbajt kongres për llogaridhënie, kështu që delegatët do të kenë për çfarë të bisedojnë. Gjithsesi se anëtarët e kryesisë do të kenë ekspoze të tyre veçmas, forumi i greve dhe anëtarët e tjerë të kryesisë. Mendoj se ky kongres do të jetë me sukses prej të cilit LSDM-ja duhet të dalë me e fortë, më e bashkuar dhe të hyjë në procesin e finalizimit të zgjedhjes së kryetarit të ri dhe kryesisë së re”, tha Dimitar Kovaçevski – kryetar i partisë në largim.

Edhe nënkryetari i partisë në largim Fatmir Bytyqi pret se pas kongresit partia do të jetë më e bashkuar.

“Na pret periudha e zgjedhjeve brendapartiake, mendoj se kjo është pikë kthese e partisë, andaj kjo ditë është shumë e rëndësishme për mua. Ka vetëm një ndryshim të statutit dhe kjo ka të bëjë me zgjedhjen e kryetarit, zgjedhje të tjera jo, do të lëmë që kryesia e re t’i bëjë”, u shpreh Fatmir Bytyqi – nënkryetar i partisë në largim.

Kryesia e re duhet të zgjidhet pas datës së 30 qershorit, pasi të zgjidhet kryetari i ri i partisë. Për këtë funksion kandidatë janë Venko Filipçe, Sllavjanka Petrovska, Jovan Despotovski dhe Aleksandar Bajdevski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sulm i rëndë në redaksinë e INFOMAX – thyen dyert, sulmon gazetarët dhe kërcënon: Kush jeni ju që të shani Kryeministrin Mickoski?

Në orët e vona të natës, gjatë transmetimit live të emisionit “Teski Muhabeti” në mediumin INFOMAX, ka ndodhur një incident i rëndë. Një person...

Bia – Dolces: A je për trileqe? (VIDEO)

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Bia i është drejtuar Dolces me një pyetje. “A je për trileqe?”- ka qenë pyetje e Bias, e cila...

Mickoski: Mexhiti mbështet protestën për UÇK-në për të mos humbur pikë politikë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot përsëriti se nuk do të përkrah protestën në Shkup, kundër gjykimit të liderëve të UÇK-së në...

Mickoski vendos të krijojë ‘Shtabin e Krizës’ për protestën e 13 dhjetorit: OVL UÇK po krijon tensione të panevojshme

Kryeministri Hristijan Mickoski ka njoftuar krijimin e një “shtabi krize” për protestën e 13 dhjetorit, gjë që sipas OVL-UÇK-së po krijon tensione të panevojshme. Në...

Tifo-grupi “Shvercerat” e Shkupit, mbështesin protestën kundër Gjykatës Speciale më 13 dhjetor

Tifo-grupi “Shvercerat” e Shkupit, kanë dalur në mbështetje të protestës kundër Gjykatës Speciale. Në njoftim thuhet se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu