Komuna e Tetovës shkurton orarin e parkingut zonal – Pas orës 21:00, qytetarët mund ta shfrytëzojnë parkingun pa pagesë

Komuna e Tetovës ka vendosur që ta shkurtojë orarin e parkimit zonal për dy orë, përcjell TV21. Nga Komuna e Tetovës thonë se pas orës 21:00, qytetarët mund ta shfrytëzojnë parkingun pa pagesë dhe bënë të ditur që ky vendim do të fillojë nga 15 korrik deri më 15 gusht.

“Komuna e Tetovës në bashkëpunim me ndërmarrjen Parkingu i Qytetit, ka vendosur që të shkurtojë orarin e parkimit zonal për dy orë, respektivisht tani koha e parkimit do të jetë nga ora 07:00 deri në ora 21:00, dy orë më herët se zakonisht.
Tashmë të gjithë qytetarët pas orës 21 mund ta shfrytëzojnë parkimin pa pagesë. Ky vendim do të filloj nga 15 i këtij muaji deri më 15 gusht. Tani është koha kur mërgimtarët tanë janë për pushime në vendlindje dhe në shenjë respekti kemi vendosur të shkurtojmë orarin e parkimit me pagesë. Poashtu, tashmë oborret e shkollave në Tetovë janë të lira dhe parkimi është falas. Duke nisur nga ky fakt drejtuesit e automjeteve do ishte mirë që të parkojne veturat e tyre në këto parkingje që të shmangim kaosin në komunikacion”, thonë nga Komuna e Tetovës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Yamal e tepron në ditëlindje: festa me xhuxhë, gjokse të përzgjedhura dhe kërcënim me gjobë

🚨 Qeveria 🇪🇸 kërkon hetime për Lamine Yamal 🚨 Ylli i Barcelonës mbushi 18 vjeç dhe organizoi një festë ekstravagante me temë “alla mafia”,...

Coca-Cola në Maqedoninë e Veriut diskriminon shqiptarët dhe gjuhën shqipe – Nisi fushata për bojkot!

Një valë revolte ka nisur në Maqedoninë e Veriut kundër kompanisë Coca-Cola, pas fushatës së saj “Ndaje një Coca-Cola” e cila shpërndan etiketa vetëm...

Mbyllen 30 qendra masazhi dhe lokale nate në tërë Kosovën

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Administratën Tatimore dhe Inspektoratin e Punës, ka zhvilluar një aksion të gjerë...

Strugë – VLEN edhe me një kandidat të pavarur nga radhët e BESË-s!

Në skenën politike të Komunës së Strugës duket se po përgatitet një surprizë e re. Sipas burimeve jozyrtare dhe zërave që qarkullojnë në qarqet...

Kurir: Arrihet marrëveshja në Frontin Evropian, Ziadin Sela për Strugën, Taravari për Gostivarin, Bujar Osmani në garë për Çairin

Është arritur marrëveshje brenda “Frontit Evropian” për ndarjen e kandidatëve për kryetarë komunash. Ziadin Sela do të garojë për Strugën (BDI heq dorë nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu