Kompanitë e kumarit në Maqedoni kanë realizuar mbi 690 milion euro të hyra në vitin 2022!

🗣Kompanitë e kumarit në Maqedoni kanë realizuar mbi 690 milion euro të hyra në vitin 2022, të cilat mund të llogariten edhe si shpenzimet e qytetarëve në bixhoz.
Më tragjikja: kjo nuk është forografia e plotë meqë vetëm 56 nga 95 kompani që organizojnë lojëra të fatit kanë dorëzuar raporte financiare. Pra shuma totale në 2022 ka gjasë të jetë diku 1 miliard euro.

Normal që kjo industri super e fuqishme i blenë deputetët, të cilët me propozim ndryshime fasadë duan të tregojnë që po e luftojnë këtë fenomen devijant në shoqërinë tonë. /Omer Ajdini/
……………….

🔹Të hyrat totale të 56 kompanive që organizojnë lojra të fatit.

Të dhënat tregojnë se të hyrat totale të 56 kompanive për vitin 2021 ishin 𝟓𝟓𝟔,𝟏𝟏𝟓,𝟐𝟏𝟔 𝐞𝐮𝐫𝐨, ndërsa ato u rritën në 𝟔𝟗𝟎,𝟖𝟖𝟓,𝟗𝟏𝟕 𝐞𝐮𝐫𝐨 në vitin 2022, apo një rritje 📈 prej 𝟐𝟏% (Figura 4). Përkthyer në ditë, kjo i bie që për çdo ditë gjatë vitit 2022, 56 kompanitë e lojërave të fatit kanë realizuar nga 𝟏,𝟕𝟎𝟏,𝟕𝟏𝟏 𝐞𝐮𝐫𝐨. Nëse bëjmë një supozim konzervativ dhe themi që na mungojnë edhe 10% e të hyrave nga kompanitë të cilat nuk kanë dorëzuar raporte financiare tek Regjistri Qendror (pra 39 kompani), atëherë i bie që të hyrat vjetore të industrisë së lojërave të fatit të jenë përafërsisht 𝟖𝟏𝟎,𝟎𝟎𝟒,𝟏𝟕𝟗 𝐞𝐮𝐫𝐨, apo kompanitë e lojërave të fatit të kenë realizuar mesatarisht nga 𝟐,𝟐𝟏𝟗,𝟏𝟖𝟗 për çdo ditë. Megjithatë, kjo mbetet në nivelin e supozimit meqë qasje në të dhëna të tilla nuk kemi.

Raporti i plotë: https://idea.org.mk/…/kostoja-e-bixhozit-shpenzimet-ne…/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Banorët e Krushevës falënderojnë ambasadorin shqiptar për zgjidhjen e çështjes së shkollës në Nerovë

Krushevë – Banorët e fshatit Nerovë, në komunën e Krushevës, kanë shprehur mirënjohje publike ndaj ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut për mbështetjen...

“Shkolla politike e Taravarit: Kur të përjashtojnë, thuaj që po dorëhiqesh”

Gëzim Kadriu jep dorëheqje: “U përjashtuam nga qeverisja lokale” Gëzim Kadriu, nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i drejtorit...

Deshqiptarizohet edhe Telekomi: “Për SHQIP – shtypni 2” është hequr! Ku janë Ziba dhe Arsllani?

A janë në dijeni Nusret Ziba dhe Sead Arsllani, anëtarët shqiptarë të Këshillit të Drejtorëve në Telekom, të emëruar nga vetë Qeveria që mban...

Studentja amerikane përplaset për tokë derisa fshihej nga xhandarmeria serbe, filluan ta shkelnin me këmbë dhe ta godisnin me shkop në shpinë

Një studente amerikane ra në dysheme ndërsa fshihej nga xhandarmëria serbe gjatë protestave të mbrëmshme në Beograd, dhe më pas ata filluan ta shkelnin...

Sulmi ndaj Thaçit e Veselit, Genc Prelvukaj: Albin Kurti qenka më rëndë se Agim Bahtiri

Ish-kandidati për deputet i PDK-së, Genc Prelvukaj, ka reaguar pasi kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka sulmuar mbrëmë ish-krerët e PDK-së, të cilët vazhdojnë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu