Komandantët e UÇK-së që u vranë në Maqedoni pas konfliktit të 2001!

Në Maqedoninë e Veriut pas konfliktit të vitit 2001 janë vrarë emra të njohur të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), ku disa prej tyre ende janë mister dhe kurrë nuk janë zbardhur, përcjell INA.

Ndër të që kurrë nuk u mor vesh asgjë ishte vrasja e Ridvan Nezirit i njohur si komandant Hoxha. Vrasja ndodhi më 9 korrik 2003, dy vite pas konfliktit në një lokal tek kompleksi “Çairçanja” në Çair të SHkupit. Në sulmin me armë ndaj tij vriten edhe katër persona të tjerë, ndërsa pesë të tjerë mbetën të plagosur.

Vetëm dy vite më pas vritet Nuri Mazari i njohur si Komandant Struga. Vrasja ndodhi atëkohë dhe ende në rrethana të pasqaruara në Strugë më 11 korrik 2005.

Një vit më vonë më 19 tetor 2006 ndodhi vrasja e Isa Likës, i njohur si komandant Iliri nga Tetova, i cili u vra para shtëpisë së tij dhe sot e kësaj dite po punohet në zbardhjen e rastit.

Pesë vite më vonë vritet Harun Aliu – komandant Kushtrimi në një aksion të organizuar nga njësitet speciale të MPB-së së Maqedonisë. Bashkë me të në mëngjesin e 12 majit të 2010 u vranë edhe Xhafer Shala, Qemajl Fejzullahu dhe Shaban Zenuni, të gjithë ish-pjestarë të UÇK-së.

Më pas vjen 9 dhe 10 maji i 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ku gjatë një përleshje me forcat e sigurisë së Maqedonisë, u vranë 10 pjesëtarë të “Grupit të Kumanovës”, mes tyre komandantë të njohur të UÇK-ve si në Kosovë, Maqedoni, por edhe Luginë. Ata ishin: Mirsad Ndrecaj-NATO, Beg Rizaj-BEGU, Xhafer Zymeri dhe të tjerë.

Por vetëm dy muaj më vonë ndodhi edhe vrasja e Xhemail Rexhepit-Shqiponjës në një lokal në Kumanovë, gjegjësisht me 23 korrik 2015, ku kësaj vrasje makabre i parapriu një zënkë partiake rivalësh në BDI.

Por një vrasje e rëndë si ajo e Lefter Goxhaj – komandant Telit me bashkëluftëtarët e tij ndodhi vetëm pak ditë para se të nënshkruhej Marrëveshja e Ohrit, pra më 7 gusht 2001 në një shtëpi në lagjen e Gazi Babës në Shkup. Kjo vrasje u krye nga njësitet speciale policore vetëm tre ditë pas vendosjes së armëpushimit mes UÇK-së dhe forcave maqedonase të sigurisë, por edhe gjashtë ditë para se të firmosej Marrëveshja e Ohrit.(INA)

TË FUNDIT

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Aliu: Po shqyrtohen mundësitë për t’i ofruar ndihmë Zvicrës pas tragjedisë në Kran-Montana

Ministri i Shëndetësisë, Azir Ali ka bërë të ditur se po shqyrtohen mundësitë për t’i ofruar ndihmën e nevojshme Zvicrës pas tragjedisë ku humbën...

Biznesmeni Arif Fazliu dhuron shtëpinë e tij në vlerë rreth gjysmë milioni euro për Bashkësinë Islame si vakëf

Biznesmeni Arif Fazliu nga Prizreni i është bashkuar radhës së vakëflënësve, duke dhuruar në emër të Allahut shtëpinë e tij si vakëf për Bashkësinë...

A do të ketë takim Mickoski-Ahmeti? Zgjedhja e Avokatit të Popullit varet nga shumica e Badenterit

Që nga korriku i vitit të kaluar, Maqedonia është pa Avokat të Popullit. Shumica e mundshme për zgjedhjen e të riut pritet të caktohet...

Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit! I dyshuari është në arrati dhe po kërkohet

Një shtetas turk 22-vjeçar është vrarë me thikë gjatë natës së Vitit të Ri para një objekti gastronomik në Çarshinë e Vjetër të Shkupit....

“Unë jam kryetar i Prishtinës” – Rama: Nuk e synoj drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është i befasuar nga rezultati i Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë zgjedhjeve të parakohshme të 28...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu