Kina raporton mbi 7,000 raste të virusit Chikungunya, masa të ngjashme me pandeminë e Covid-19

Kina raporton mbi 7,000 raste të virusit Chikungunya, masa të ngjashme me pandeminë e Covid-19

Mbi 7,000 raste të virusit Chikungunya janë raportuar në provincën Guangdong të Kinës që nga korriku, duke detyruar autoritetet të marrin masa të ngjashme me ato të pandemisë së Covid-19.

Sipas BBC-së, qyteti më i prekur është Foshan, ku pacientët mbahen në spital për një javë dhe nuk dalin pa marrë një test negativ, ndërsa shtretërit e tyre mbrohen me rrjeta kundër mushkonjave.

Bëhet e ditur se Chikungunya përhapet nga pickimi i mushkonjave të infektuara dhe shkakton ethe dhe dhimbje të forta të kyçeve – që në disa raste zgjasin me muaj apo vite.

Edhe pse i rrallë në Kinë, dihet se ky virus është i zakonshëm në Azinë Jugore, Juglindore dhe pjesë të Afrikës. Raportohet poashtu se jashtë Foshanit, të paktën 12 qytete të tjera në Guangdong kanë raportuar raste. Ku vetëm javën e kaluar janë raportuar rreth 3,000 raste.

Sipas autoriteteve kineze, 95% e pacientëve janë shëruar brenda 7 ditëve, por virusi ka shkaktuar shqetësim në rrjetet sociale, me SHBA-në që ka paralajmëruar qytetarët e saj që udhëtojnë në Kinë të tregojnë kujdes të shtuar.

Çfarë është Chikungunya?

Simptomat e virusit shfaqen 3-7 ditë pas pickimit dhe përfshijnë ethe, skuqje, dhimbje koke, muskujsh e kyçesh. Nuk ka kurë, por vdekjet janë të rralla. Rreziku më i madh u kanoset foshnjave, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike.

Virusi është identifikuar për herë të parë në Tanzani në vitin 1952 dhe është raportuar tashmë në mbi 110 shtete.

Ndërsa, sipas OBSH-së, parandalimi më i mirë është eliminimi i vendeve me ujë të ndenjur ku shumohen mushkonjat.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vuçiq: Nuk do ta njoh vendimin për dënimin e Dodikut

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaron, se nuk do ta njohë vendimin gjyqësor për dënimin e udhëheqësit të serbëve të Bosnjes Milorad Dodik dhe...

Serbia i shiti më shumë municione Izraelit në 6 muajt e parë të 2025, sesa gjatë gjithë vitit të kaluar

Serbia i ka shitur më shumë municione Izraelit në gjashtë muajt e parë të vitit 2025, sesa gjatë gjithë vitit të kaluar 2024, transmeton...

Zelensky: Mercenarë nga Kina, Pakistani dhe Afrika po luftojnë kundër trupave ukrainase

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka pretenduar se trupat ukrainase në verilindje të vendit po luftojnë kundër “mercenarëve” të huaj nga vende të ndryshme, përfshirë...

Izraeli vret mesatarisht 28 fëmijë palestinezë çdo ditë në Gaza – thotë UNICEF

Sipas Kombeve të Bashkuara, afërsisht 28 fëmijë po vriten çdo ditë në Gaza për shkak të bombardimeve të vazhdueshme izraelite dhe kufizimeve të saj...

Daut Haradinaj: “Ndryshimi” i Albin Kurtit në Maqedoni po flet me thirrje si “dhoma gazi për shqiptarët”!

në Maqedoninë e Veriut, ku u përdorën fjalë të rënda e skandaloze kundër shqiptarëve. Ai akuzon drejtpërdrejt Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për heshtje...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu