Këto janë dobitë e seksit në mëngjes

Mos e shtyni alarmin – seksi i mëngjesit të hershëm përmirëson imunitetin, ngrit disponimin, rrit pjellorinë, pastron tenin, forcon flokët dhe redukton rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

ADVERTISING

Më shumë se 58 për qind të çifteve të dashuruara me aktivitete seksuale merren në mes orës 11 të mbrëmjes dhe orës 1 të mëngjesit, por ata që bëjnë dashuri në mëngjes kanë më shumë përfitim, shkruan “Medical Daily”. Sipas të dhënave të Kinsey Institute për hulumtim të seksit, gjinisë dhe riprodhimit, çiftet në moshën prej 18 deri në 29 vjet mesatarisht bëjnë dashuri 112 herë në vit, ata prej moshës 30 deri 39, 86 herë, derisa në vitet dyzeta numri reduktohet në 69 herë gjatë vitit.

Pavarësisht a ka të bëjë seksi i natës vonë me shprehi, instinkt, apo komoditet seksi në mëngjes është zgjidhje shumë më e emirë se në mbrëmje, pohon seksologu afrikanojugor, Glen Rowan. “Seksi i mëngjesit inicion intimitetin dhe afërsinë emocionale në fillim të ditës, dhe atëherë ka më së paku pengesa” thotë dr. Fran Walfish.

Ai tutje shton se si shumë studime dëshmojnë që seksi i mëngjesit përmirëson disponimin më mirë se kafjalli i pasur ose një filxhan kafe. Shkaku i kësaj është prodhimi i rritur i hormonit të serotoninës pas orgazmës, i cili vepron si antidepresiv për tru.

Rrit pjellorinë. – Seksi i mëngjesit përmirëson kualitetin e spermës dhe rrit pjellorinë tek femrat, ka treguar hulumtimi i klinikëss për fertilizim artificial në Syndey. Sipas saj me ejakulim të rregullt në mëngjes kualiteti i spermës përmirësohet për 12 për qind, çka rrit shanset për fekondim të suksesshëm.

Pastron tenin dhe forcon eshtrat. – Orgazma gjatë seksit të mëngjesit nxit lirimin e kimikateve që rrisin nivelin e estrogjenit në trup. Për këtë arsye vjen deri përmirësimi i qarkullimit dhe reduktimi i nivelit të testosteronit, çka reflekton në gjendjen e lëkurës dhe flokëve. Kështu, seksi i mëngjesit me të vërtetë u jep shkëlqim të veçantë njerëzve, kanë përfunduar shkencëtarët nga Universiteti në Wisconsin.

Redukton rrezikun nga sëmundjet e zemrës. – Seksi në orët e mëngjesit disa herë në javë mbron shëndetin e zemrës, në veçanti te meshkujt, ka treguar studimi 10-vjeçar i Universitetit në Belfast me më shumë se 1000 njerëz. Përveç që shërben si ushtrim i mirë, seksi i mëngjesit redukton nivelin e hormonit të stresit, kortizolit, i cili rrit rrezikun nga infarkti dhe nga ngushtimi i enëve të gjakut.

Forcon imunitetin. – Prodhimi i imunoglobinës A është më i madh gjatë seksit të mëngjesit se sa seksi në cilëndo pjesë tjetër të ditës. IgA janë antitrupa që shërbejnë për mbrojtjen e organizmit nga infeksionet, ndërsa njerëzit që rregullisht bëjnë seks në mëngjes kanë edhe deri në 30 për qind nivel më të madh të IgA në gjak, ka pohuar studimi.

 

lajmet e fundit

Rita Behadini sqarohet pse është kundër martesës

Aktivistja Rita Behadini sonte në emisionin Click Plus në TV21, ku po diskutohet për gratë dhe vajzat në politikë, tha se është pro pavarësisë...

Dehari: Nuk i kam kushtuar vëmendje Qeverisë së re

Fatmir Dehari, njëri nga figurat e rëndësishme në BDI, dhe kryetar i Kërçovës, “kursen” nga kritikat qeverinë e re VMRO-VLEN. Thotë se nuk i...

OKB: Duhen 15 vjet për të pastruar rreth 40 milionë tonë rrënoja lufte në Gaza

Do të duhen 15 vjet për të pastruar 40 milionë tonë rrënoja lufte të shkaktuara në Gaza. Kështu tha Agjencia e Kombeve të Bashkuara për...

Xhaka reagon pas vendimit të Shaqirit për t’i dhënë fund karrierës me Zvicrën

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka reaguar pas vendimit të Xherdan Shaqirit për t’i dhënë fund karrierës me Zvicrën. Xhaka në Instagram ka shpërndarë postimin...

Mjeshtri përballë nxënësit, “Finalissima” premton spektakël

Mbrëmë, Spanja festoi fitimin e trofeut të Euro 2024 duke mposhtur Anglinë 2-1. Pak orë më pas, Argjentina triumfoi edhe në aktin e fundit të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu