Këshilli i Komunës së Tetovës sërish pezullon planin për ndërtimin e banesave në “Jellak”!

Këshilli i Komunës së Tetovës ka votuar për herë të katërt pezullimin e Planit Detaj Urbanistik për Blok 57A. Ky PDU ishte miratuar gjatë kohës së ish-Kryetares së Komunës së Tetovës, kurse ka të bëjë për vendin e Kombinatit “Jellak” ku parashihet të ndërtohen rreth 20 ndërtesa banimi dhe qendra tregtare.

Pezullimie të ngjashme për kët bllok ishin bërë edhe në dhjetor 2021, 31 Mars 2023 dhe 13 tetor 2023. Sipas Kryesuesit të Këshillit, Besar Durmishi, Komuna e Tetovës, ende është duke përgatitur plan të ri urbanistik për këtë lokalitet.

“Për planin e ri ka patur debat publik në Këshill. Është dorëzuar PDU-ja e re në Ministrinë për Transport, presim vendimin dhe miratimin. Më pas plani I ri do të përpunohet në Sektorin për urbanizëm dhe të miratohet vendimi në Këshill” – ka thënë Durmishi.

PDU-ja e re ishte prezantuar në tetor 2023, kurse Durmishi thotë se në vend të 34.494 metrave katrorë sipërfaqe banesore, do të ketë 28.500 m2, si dhe se me planin e ri do të ketë 3.591 m2 hapësirë për gjelbërime dhe rekreacion./tvklan.mk/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela reagon ashpër ndaj VLEN-it pas vendimit të Kushtetueses për mërgatën

Të zësh një post qeveritar dhe vendimi i parë të jetë ulja e përqindjes së përfaqësimit të shqiptarëve – nga 30% në 24% –...

Deri sot Limani, nga sot Taravari kandidat për Gostivarin!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari në këto momente po mban një takim me simpatizantët e partisë. Në këtë takim së bashku me...

Erdogan paralajmëron Izraelin: Kujdes me Iranin! Armëpushim në Gaza

Zyra e Erdoganit njoftoi se gjatë samitit, kreu i shtetit turk zhvilloi bisedime me udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë me të cilët ka...

Presidenti kroat: Mbështetja për Izraelin është katastrofë, duhet njohur Palestina

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq është shprehur se mbështetjen të cilën po e merr Izraeli paraqet një “katastrofë”. Ai u shpreh hapur në favor...

Koreja e Veriut hap resortin bregdetar, Kim Jong-un: Hapi i parë drejt turizmit

Koreja e Veriut do të hapë një vendpushim plazhi në bregun lindor të saj javën e ardhshme, në atë që udhëheqësi Kim Jong-un e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu