Këshilli Gjyqësor e shkarkoi Bexhetin, por ai ka të drejtë të ankohet në Gjykatën Supreme

Këshilli Gjyqësor shkarkoi gjyqtarin Enver Bexheti, i cili ishte në “listën e zezë” amerikane, por ai ka të drejtë të ankohet. Sipas Kryetarit të Këshillit, Aleksandar Kambovski, nëse është i pakënaqur me vendimin, Bexheti ka të drejtë të ankohet, transmeton Portalb.mk.

“Çdo gjyqtar që shkarkohet ka të drejtë të ankohet në Këshillin e Ankesave të Gjykatës Supreme. Është një këshill i posaçëm i përbërë nga gjyqtarë supremë, të apelit dhe themelorë “, tha Kambovski.

Lidhur me lirimin nga paraburgimi të Asmir Jahoskit, një rast që është komentuar gjerësisht ditët e fundit, Kambovski tha se për atë vendim gjyqësor ka mësuar nga mediat.

“Është një vendim gjyqësor, dhe nga ajo që kam ndjekur nga mediat, Prokuroria Themelore Publike dha pëlqimin e saj atje. Këshilli Gjyqësor nuk ka autorizim të ndërhyjë në çdo vendim gjyqësor, sepse çdo ditë merren mijëra vendime gjyqësore”, tha Kambovski.

Gjyqtari i apelit, Enver Bexheti, u shkarkua më 27 maj nga Këshilli Gjyqësor. Ai është shkarkuar pasi është në “listën e zezë” të SHBA-së që nga viti i kaluar.

Nëntë anëtarë të Këshillit votuan për shkarkimin e tij, dhe siç dihet, gjyqtari, së bashku me të arratisurin Artan

Kujtojmë segjykatësi i Apelit Enver Bexheti, krahas Artan Grubit të BDI-së, ishte një ndër 14 personat në listën e re të zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit me personat dhe familjet e tyre të afërta të cilëve u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe gjykatësi i Apelit Enver Bexheti janë cilësuar publikisht për përfshirje në korrupsion të madh duke pranuar ryshfet për të çrregulluar procedurat gjyqësore lidhur me dënimin penal të Sasho Mijallkovit, ish-drejtorit të DSK-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Urrejtja e Janevskës ndaj gjuhës shqipe !!!

Telashet e Bilit nga ndërhyrjet e eprorëve të tij nuk kanë te sosur, "ku në një ngjarje për arsimin të mbajtur në Tetovë,...

Dolën për gjueti dhe nga pakujdesia vrau shokun e vet, kallëzim penal ndaj personit të dyshuar

MPB njofton se dje (10.11.2025), punonjësit e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë – Njësia e Punëve të Brendshme Radovish, ndaluan M.B....

Mitrovica nën llupë për manipulim zgjedhor: VV nervoz, CETIS me “keqardhje”, PDK do rivotim

Mitrovica është vendosur nën llupë. Dyshime të rënda për cënim serioz të integritetit zgjedhor janë ngritur pas identifikimit të mbi 20 fletëvotimeve me numra të...

SHASHSHA i reagon Janevskës: Gjuha është pasuri, mosrespektimi i saj është dobësi

Shkup, 8 nëntor – Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së ministres së Arsimit dhe Shkencës, znj....

Siria i bashkohet koalicionit të udhëhequr nga amerikanët kundër Shtetit Islamik

Siria iu bashkua koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja kundër organizatës ekstremiste Shteti Islamik. Ministri i Informacionit, Hamza al-Mustafa shkroi në X se Siria kishte nënshkruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu