Kërcënime ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Krevat i improvizuar dhe një thikë kuzhine në garazhin e Kacarskës

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, ka raportuar dje në polici se ka marrë kërcënime për jetë, pasi në garazhin e saj ka gjetur një shtrat të improvizuar dhe thikë kuzhine, transmeton Portalb.mk.

“Me datë 14.05.2024 në SPB Shkup nga D.K. ka raportuar se një krevat i improvizuar dhe një thikë kuzhine janë gjetur në zonën e Qendrës në garazhet nëntokësore, në vendparkimin e saj”, njofton MPB. Në pyetjet e gazetarëve në konferencën e sotme për media të Kushtetueses, zëdhënësja e gjykatës Hristina Belovska tha se thika është gjetur në afërsi të automjetit të saj, në një distancë prej 20 centimetrash.

“Nëse është rastësi, ia lëmë autoriteteve të përcaktojnë akuzat”, tha Belovska. Ajo ka deklaruar se Kacarska më herët është përballur me kërcënime në rrjetet sociale dhe ka pasur një sërë shqetësimesh të tjera, por nuk ka dashur të reagojë për këto incidente, derisa në pronën e saj personale është gjetur një thikë. MPB-ja ka njoftuar se është njoftuar prokurori publik, lëndët janë marrë për ekspertizë dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Ndryshe, mëngjesin e sotëm është djegur një veturë në pronësi të drejtorit të burgut të Idrizovës, e cila është përdorur nga drejtori i institucionit, Zoran Jovanovski, i cili ishte gjyqtar jurie në gjykimin e rastit “27 Prilli”, ndërsa rastin e gjykonte Kacarska. E pyetur nëse ka lidhje mes dy rasteve, Belovska nuk ka dashur të komentojë dhe porositi që pyetjet të dërgohen në adresë tjetër. Mandati i Kacarskës si kryetare e Gjykatës Kushtetuese përfundon më 2 qershor, pas së cilës ajo mbetet gjyqtare kushtetuese.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu