Keqardhje e vonuar për gjuhën shqipe!

(Nga:Medai Shaholli)

Pas dy dekadash të denigrimit dhe të përdhosjes së identitetit kombëtar dhe ndaj gjuhës shqipe, si gjuhë e 20% të sanksionuar në kushtetutë nga pushteti maqedon në bashkëpunim me partiçkat shqiptare, vjen një ditë dhe “zgjohet’ nipi i Esat Pashë Toptanit, Blendi i Opinionit, dhe i TV Klan qelbësirës, pasi është menduar dhe kujtuar se po nëpërkëmbet gjuha shqipe në “drzhavën Severna”!

Ky është trimi i betejave të munguara në luftë kundër komunizmit me shpatën e Klanit të qelbësirave në dorë që nuk e dinte se në anën tjetër kufirit jetonin shqiptarë të shtypur dhe të persekutuar nga titizmi i ri jugosllav, e që ky Fevzua i Klanit fliste me superlativa për “druzhe” Titon si komunist liberal dhe jo diktator, por asnjë fjalë që shtypte shqiptarët gjithandej në trojet etnike nën Jugosllavi gjatë viteve 90-ta që kërkonin Pavarësi për Kosovën.

Ku ishte më parë ky pinjoll i toptanëve që nuk la temë pa trajtuar në Opinionin e Klan qelbësirës dhe nuk i binte ndërmend se ka shqiptarë këtej kufirit që shtypen dhe keqtrajtohen vetëm pse janë shqiptarë, ku njerka Shqipëri që nga shpallja e demokraqisë na pa me syrin e njerkës dhe jo të nënës së bashku me elitën e pushtetit dhe gazetarinë e kapur, ku bënte pjesë edhe Fevzua i Klanit.

Gjuha shqipe si asgjëkundi tjetër në botë ka trajtimin më poshtërues në “drzhavën Severna”, si shifra të një gjuhe pa emër, ku me MO partiçkat tona e nënshkruan kapitullimin me të dya duart, bashkë me miratimin e komandantëve renegatë më 2001, kur demagogu Fevzo merrej me luftën për pushtet mes socialistëve dhe demokratëve!

Ky është Blendi i Klanit të qelbësirave që gjithë kohën shqiptarët i kanë parë si mbetje osmane që flasin rastësisht një gjuhë shqipe të përzier me sllavizma dhe turqizma apo si “maqedonsa” dhe ja sapo është nga gjumi i gjatë i vjeshtës së vonë dhe shqetësohet ku përmes një video reagimi i paskësh ardhur keq se me shqiptarët andej tej kufirit dikush tallet me gjuhën shqipe!

Jo Fevzo, ti dhe klani i juaj i qelbësirave mos u shqetësoni për gjuhën shqipe tani që partiçkat tona na kanë bërë gropën kur kanë pranuar përdhosjen e identitetit shqiptar në kushtetutë, por keqardhja juaj nuk na e heq atë njollë të zezë mbi identitetin tonë ashtu siç na quani ju andej kufirit si “maqedonsa” por, bëni mirë të merreni me fushatën zgjedhore të idhullit tuaj Sali Berisha sesa me gjuhën e përdhosur shqipe këtej kufirit!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Punësimi i vetëm për shqiptarët” në Ministrinë e Mbrojtjes shkon për vajzën e Latif Arifit – shpërblimi për zërin më besnik të VMRO-së

Dje u publikua lajmi se në Ministrinë e Mbrojtjes janë realizuar 26 punësime të reja, nga të cilat vetëm një ka shkuar për shqiptarët....

Shaholli: “Një vërë në ujë”!

Shkruan: Medai Shaholli Me hapjen e Kunsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Strugë qeveria e Edvinit ka bërë vetëm “një vërë në ujë”, pasi ajo...

Propozimi për interpelancën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Kostadinovski para deputetëve

Kuvendi sot duhet ta fillojë seancën e re të 59-të në të cilën si pikë e parë e rendit të ditës është interpelanca për...

Maqedonia e Veriut ka shpallur gjendje krize prej 30 ditëve për shkak të zjarreve

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ka shpallur gjendje krize 30 ditore për shkak të rritjes së rasteve të zjarreve, transmeton TV21. “Dua t’ju informoj se...

51-vjeçari nga Shkodra shpëton dy turistë dhe mbytet vetë në liqen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në liqenin e Shkodrës, ku një 51-vjeçar nga Shkodra humbi jetën pasi shpëtoi dy turistë që...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu