Trump pas takimit me Zelenskyn dhe liderët europianë: Pas një apo dy javëve do ta dimë nëse kemi gjetur zgjidhje

Lajm në zhvillim22:26 – Trump: Pas një apo dy javëve do ta dimë nëse kemi gjetur zgjidhjePresidenti amerikan, Donald Trump, tha se javët në vijim do të tregojnë nëse është arritur përparim për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.
“Mendoj se presidenti Putin dëshiron gjithashtu të gjejë një përgjigje, dhe do të shohim”, tha Trump.“Në një periudhë të caktuar kohore, jo shumë larg, një ose dy javë, do ta dimë nëse do ta zgjidhim këtë ose nëse kjo luftë e tmerrshme do të vazhdojë”, theksoi ai.
Pasi pjesa publike e takimit të tyre përfundoi, Trump i takoi privatisht liderët evropianë dhe Zelenskyn.
22:22 – Çfarë thanë të tjerët?
Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, Rutte, i tha Trumpit se gatishmëria e tij për të marrë pjesë në garancitë e sigurisë përbën “përparim të madh” dhe se “e bën të gjithë ndryshimin”.Presidentja e Komisionit Evropian, Von Der Leyen, bëri thirrje për të punuar së bashku për “një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, ndërsa kryeministrja e Italisë, Meloni, e quajti takimin “ditë të rëndësishme dhe fazë të re”.Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, tha se beson se ata mund të bëjnë “përparim real” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, veçanërisht sa i përket garancive të sigurisë. Ai tha se një takim trepalësh është “hapi i arsyeshëm i radhës”.
Me atë takim të mundshëm dhe me garancitë e sigurisë, ky do të ishte hap “historik” përpara, tha ai.“Po flasim për sigurinë, jo vetëm të Ukrainës, por edhe për sigurinë e Evropës dhe të Mbretërisë së Bashkuar, prandaj kjo është një çështje shumë e rëndësishme”.Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, tha se fakti që ata ishin ulur rreth tryezës ishte shumë domethënës – duke treguar se “ekipi evropian dhe ekipi i Shteteve të Bashkuara po ndihmojnë Ukrainën”.Ai tha se Finlanda ka kufi të gjatë me Rusinë dhe kishte përjetuar sfidat e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore
Stubb shtoi se “ne gjetëm një zgjidhje në vitin 1944, dhe jam i bindur se edhe në vitin 2025 do të mund të gjendet një zgjidhje për ta përfunduar luftën agresore të Rusisë dhe për të arritur paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”./REL22:08 – Macron bën thirrje për një samit katërpalësh mes Ukrainës, Rusisë, SHBA-së dhe evropianëvePresidenti francez, Emmanuel Macron, bëri thirrje për një takim katërpalësh mes Ukrainës, Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe evropianëve, si përgjigje ndaj synimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për të ulur në një tryezë presidentët e Ukrainës dhe Rusisë.“Mendoj se si hap i radhës do të na duhet ndoshta një takim katërpalësh, sepse kur flasim për garanci sigurie, flasim për sigurinë e tërë kontinentit evropian”, tha Macron.
21:57 – Merz kërkon armëpushim në UkrainëKancelari gjerman, Friedrich Merz, bëri thirrje për një armëpushim në Ukrainë para samitit të liderëve, duke kundërshtuar kështu thirrjen e presidentit amerikan, Donald Trump, për të punuar drejt një marrëveshjeje paqeje me Rusinë.“Unë nuk mund ta imagjinoj që takimi i radhës të zhvillohet pa një armëpushim, prandaj të punojmë në këtë drejtim dhe të përpiqemi të ushtrojmë presion mbi Rusinë”, tha Merz.

21:50 – Zelensky thotë se pati bisedë “shumë të mirë” me TrumpinPresidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se pati një “bisedë shumë të mirë” me presidentin amerikan, Donald Trump, para takimit të tyre shumëpalësh me liderët e tjerë evropianë.“Mendoj se pata një bisedë shumë të mirë me presidentin Trump”, tha ai, duke shtuar se “diskutuam pika shumë delikate”.Lideri ukrainas falënderoni vazhdimisht Trumpin për takimin me të.Ai shtoi se Trumpi po përpiqet ta organizojë një takim trepalësh dhe se Ukraina do të ishte e lumtur nëse ai do të merrte pjesë.
pjesë.Ai gjithashtu nënvizoi se i ka treguar Trump “shumë hollësi” mbi një hartë të fushës së betejës./REL21:10 – Trumpit e Zelenskyt u bashkohen liderët europianëPresidenti amerikan, Donald Trump, ka falënderuar udhëheqësit europianë të pranishëm në takimin trepalësh dhe thotë se është një nder që i ka në Shtëpinë e Bardhë, raporton BBC.
Ne duam të ndalim vrasjet dhe ta zgjidhim këtë çështje” – tha ai për luftën midis Rusisë dhe Ukrainës.Ai sapo përfundoi takimin me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, me të cilin, sipas tij, ka pasur diskutime që “mbuluan shumë terren”.Trump ka thënë se pret të zhvillojë një telefonatë me presidentin rus, Vladimir Putin, pas takimeve me Zelenskyn dhe liderët e Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe të Komisionit Europian.Zelensky ndërkaq ka shprehur gatishmërinë që të ketë një takim me liderët e SHBA-së dhe Rusisë. Ai ka thënë se përkrah përpjekjen amerikane që të përfundojë lufta me mjete diplomatike. Edhe Trump shpreson të ketë takim trepalësh.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kur 250 milionë euro kalojnë përballë syve të Odës Ekonomike – pa asnjë shqiptar në listë. Ku ishte Mendi Qyra?

Mungesa e përgjigjes së Mendi Qyrës për grantin prej 250 milionë eurosh Si ish-kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe tashmë kandidat për...

Selmani: Qokua dhe Merkua, bashkë n’Qeveri

Selmani: Qokua dhe Merkua, bashkë n'Qeveri Aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Nafie Selmani, ka goditur rëndë bashkëpartiakun e saj në RMV, Bekim Qoku, duke nxjerë në...

Dështimi i qeverisë, Haxhiu-partive tjera: S’ka terminale apo tenderë në emër të votës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dështimit të votimit për formimin e qeverisë së re në Kuvendin e Kosovës. Ajo e ka...

“Një ditë e mirë shqiptare” – Valon Syla shkruan pasi nuk u votua Qeveria Kurti 3

Gazetari dhe analisti politik, Valon Syla ka shkruar pasi sot në Kuvendin e Kosovës nuk ka arritur t’i mbledh 61 vota, Qeveria Kurti 3. Këtë...

Dështimi i Qeverisë “Kurti 3” në fokusin e mediave botërore

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar gjerësisht për dështimin e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për të siguruar mbështetjen parlamentare për formimin e qeverisë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu