Shaholli: Kazan TV-t e fushatës zgjedhore!

Kazan TV-t e fushatës zgjedhore!

Deri në ditët e fundit të fushatës zgjedhore që po zhvillohet gjithandej në “Severnistan”, kazanTV janë vënë në shërbim të padronëve të tyre, duke dhënë kësisoj mesazhe direkte për partitë përkatëse se ne jemi më të mirë se ata dhe se ata nuk duhet mbështetur.

Nuk duhet mbështetur ata sepse nuk janë për kauzën kombëtare etj.etj., gjepura të pështirosura që i shkakton mendja e ndryshkur e partiçkave tona, si karrem për cironkat e lumenjve të harbuar të fushatës, ku që pas disa muajve heqin dorë nga zotimet dhe premtimet, me arsyetim e thjesht sepse pushteti qendror na i ka marrë të gjitha kompetencat dhe ne nuk kemi fuqi ligjore për t’u përballur me despotët e Shkupit.

Kazant TV, po i mbushin mendjen elektoratit dhe militantëve të tyre se me kandidatin tonë nuk do të ketë më pabarazi të gjuhës shqipe nëpër komunat me shumicë shqiptare por ama në stacionet policore, (Severnistani është mbase nga vendet të rralla në Europë) ku dokumentet e identifikimit nuk merren pranë shërbimit të gjendjes civile në komunë, por në zyrat e frikësimit dhe të frikësimit të popullatës siç janë stacioner vendore të policisë) ku edhe mëtej si në kohën e titizmit jugosllav vazhdojnë t’i nxjerrin dokumentet e identifikimit në ato zyra të “persekutimit” që në hyrje të tyre nuk ka mbishkrim në gjuhën shqipe.

Atëherë, për çfarë do të angazhohet kryekomunari i ri i komunës me shumicë shqiptare, ku në hyrje të zyrës së stacionit policor nuk respektohet gjuha shqipe?

Ku kryekomunari i ri nuk ka kompetencë për ta hequr qafe emrin e qoftëlargut “druže Tito” nga rrugët dhe shkollat e komunës me shumicë shqiptare, për shkak të mbrojtes me badenter të pakicës maqedone?

A është ky vullneti i shumicës në sistemin e demokracisë liberale për t’i emëruar rrugët dhe shkollat sipas vullnetit të shumicës?

Keto janë tema që duhesh të diskutoheshin nga partiçkat tona me kandidatët për kryetar komunash dhe jo për tema që nuk arrijnë dot t’i realizojnë!

Në këtë pikë kazan TV kanë përhapur lajmet dhe propagandën që i kanë dhënë partiçkat tona se me kandidatin tonë komuna juaj do të arrij ndryshimin më të madh në historinë e zgjedhjeve komunale, apo me betimin e palës tjetër se ne jemi vetë ndryshimi.

Shumë nga militantët do të thoshin, po çna duhen ne emrat e rrugëve dhe shkollave pasi jemi demokratë dhe tolerojmë bashkëjetesën qoftë dhe me emra të urryer për shqiptarët, duke kontribuar kështu mirëbesim dhe tolerancë mes bashkësive etnike në çdo komunë?

Por, ata harrojnë ose nuk duan ta dinë se dinjiteti është qëndrim kombëtar dhe jo vasalitet, angazhim dhe pjesë e respektit reciprok, ku nuk mund ta ndrydhësh vullnetin e shumicës përmes pushtetit absolut të despotëve të Shkupit, duke i shkelur ato sipas “ligjit të Maliqit”!

Ndaj, kazan TV- së nuk i intereson kjo temë e pabarazisë nëpër komuna me shumicë shqiptare, por kush e paguan më mirë kazanin për t’i mbyllur plehrat e partiçkave, duke i propaganduar vetëm fasadën e jashtme para elektoratit përkatës.

Mbase një ditë vjen një subjekt politik i dalë nga zëri protestës dhe pakenaqesise qytetare të shqiptarëve per shqiptarët dhe i dërgon këta aktualët atje ku e kanë vendin!

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Edhe FSK-ja del me njoftim për automjetet në veri: Konvoji e ngatërroi drejtimin

FSK-ja ka bërë të ditur se konvoji nga Istogu që po shkonte drejt Mitrovicës, e kanë gabura drejtimin. Kështu, ata hynë në pjesën veriore. Njoftimi: Forca e...

“Kasami nën presion: 270 kontrata të dyshimta për ‘ekspertë’ të partisë”

Sipas të dhënave nga OpenFinance, më datë 23.09.2025 dhe me 19.09.2025 kryetari i Komunës së Tetovës ka lëshuar mbi 3.5 milionë denarë...

Ali Ahmeti takon kampionin ballkanik Omer Memedi: “Të rinjtë si ti janë krenaria jonë kombëtare”

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot një takim të veçantë me sportistin e ri dhe të talentuar Omer Memedi...

Jahir Dedia: U tradhtova nga Peci e Muja- jam përkrahës i Arian Tahirit

Biznesmeni Jahir Dedia, kompania e të cilit është e nënkontraktuar për ndërtimin e urave mbi Ibër, është përfolur ditëve të fundit shumë nëpër media...

Hajdari i reagon Lladrovcit për ‘rikthimin’: Z. viktimë, nisja punës mos bëj skena

Kandidati për kryetar të Drenasit ng radhët e PDK-së , Petrit Hajdari i ka reaguar kundërkandidtit të tij Ramiz Lladrovci i cili doli...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu