Kasami për Qeverinë e re: Jemi në rrugë të mbarë – po flasim për një qeveri ambicioze!

VMRO DPMNE dhe VLEN po vazhdojnë negociatat për formimin e qeverisë së re. Palët ende nuk kanë shpalosur detaje konkrete se si do të ndahet qeverisja e re për katër vitet e ardhshme. Bilall Kasami nga VLEN tha sot se, janë në rrugë të mbarë por për hir të korrektësisë, siç u shpreh ai, nuk mundet të ndajë detaje, pasi janë dakorduar që kur të kenë marrëveshje përfundimtare bashkërisht ta prezantojnë para opinionit.

“Por, po themi se jemi në rrugë të mbarë dhe kemi një komunikim korrekt në drejtim të ndarjes së përgjegjësive. Ajo që është me rëndësi për të theksuar është që po flasim për një qeveri ambicioze, një qeveri e cila mbi të gjitha do ta ketë parasysh prezantimin kualitativ nëpër dikaster të ndryshme”, tha Bilall Kasami.

Duke komentuar deklaratën e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili tha se VMRO dhe LSDM përmes mbivotimit në KSHZ po përgatisin vëllavrasje mes shqiptarëve, Kasami deklaroi se, VLEN nuk është i interesuar për asnjëlloj krize dhe konflikti.

“Është një deklaratë shumë serioze, një deklaratë shumë e rrezikshme. Aliu ka ditur në momente të caktuara që të jep deklarata të tilla, tani po del që edhe në të kaluarën, konkretisht në vitin 2008, ka qenë e dakorduar mes Aliut dhe Menduhit që sot janë bashkë, që të ketë vëllavrasje”, tha Kasami.

Kasami përshëndeti vendimin e Gjykatës Administrative për rivotim më disa vendvotime në Zhelinë, Strugë, Ohër dhe Krushevë ku u konstatuan parregullësoi gjatë procesit zgjedhor./tvklan.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izet Mexhiti ia merr M-NAV-in Arben Fetait, pritet të shkarkohet Fatmir Zimberi

Burime të brendshme nga Koalicioni VLEN bëjnë të ditur se në ditët në vijim priten përçarje të reja brenda këtij formacioni politik. Sipas këtyre burimeve,...

Hoti shpërthen ndaj Vetëvendosjes: Turpi ju mbuloftë, institucionet i shkatërruat për militantët tuaj

“Turpi ju mbuloftë sepse e keni shkatërruar çdo institucion dhe keni humbur shpresat e qytetarëve”, i ka thënë Vetëvendosjes ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,...

Rama flet për takimin me Thaçin: Ndjekja penale e ish-krerëve të UÇK-së, një padrejtësi e rëndë në Europë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim”, ka folur për vizitën e tij në Hagë dhe takimin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi....

Shkupi sot kryeson listën si qyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi, mëngjesin e sotëm, renditet i pari ndër qytetet më të ndotura në Evropë, sipas listës së publikuar nga kompania zvicerane “IQ Air”. Me një...

Dokumenti për paraburgimin e Merkos më shumë se 3 muaj i mbyllur në sirtarët e gjykatës

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj, Gjykata e Apelit në Manastir ende nuk ka marrë vendim për ankesat e Prokurorisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu